"Legjenda" Pele preferon
Messin në vend të Ronaldos

"Legjenda" Pele preferon<br />Messin në vend të Ronaldos
“Legjenda" Pele gjatë një takimi me fansat e tij në një dyqan sportiv në Manhattan ku është shitur edhe fanella e tij që ka veshur gjatë periudhës kur ai luante futboll në ekipin NeW York Cosmos, ka krahasuar yllin e Barcelonës Lionel Messi me Cristiano Ronaldon, raporton Anadolu Agency (AA).

Pele duke folur me lavdata për yllin argjentinas ai u shpreh se: "Nuk mund ti krahasoni Cristianon me Messin. Cristiano është golashënues, ndërsa Messi golashënues dhe organizator i lojës. Për ekipin do të preferoja Messin".


Pele i cili rikujton se ka luajtur futboll në ekipin New York Cosmos me qëllim të promovimit të futbollit në SHBA gjatë periudhës që Brazili përjetonte kampionatet botërore, ai thekson se është krenar për këtë vendim të marrë.

Gjithashtu para dyqanit sportiv është ekspozuar edhe statuja e “legjendës” Pele prej dylli e cila ndodhet në muzeun Madame Tussauds.

Ekipi New York Cosmos jetoi epokën e tij të artë në futboll ku krahas Peles kanë luajtur edhe futbollistë të tjerë të njohur si Franz Beckenbauer nga Gjermania, Yasin dhe Gökmen Özdenak nga Turqia. Pele ka luajtur në këtë ekip në vitet 1975-77.

Cosmos anëtare e Ligës së Futbollit të Amerikës Veriore u krijua në vitin 1971 nga muzikantët e famshëm botëror turq dhe themeluesit e Atlantik Records, Ahmet Ertegün dhe vëllai Nasuhi Ertegün.


Redaksia Online
(f.i/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin