"Lufta" në kategorinë superiore
Vllaznia merr 3 pikë të arta

"Lufta" në kategorinë superiore<br />Vllaznia merr 3 pikë të arta
Largimi i “Gea Sport”, rikthimi i ekipit në drejtimin e bashkisë dhe ndryshimi i bordit drejtues kanë sjellë një frymë të re te ekipi i Vllaznisë së Shkodrës që siguron fitoren e dytë radhazi pas 6 humbjeve.

Këtë herë, pas Flamurtarit ka qenë ekipi i Apolonisë, preja e radhës e shkodranëve që kanë qenë superiorë në fushën e Fierit duke treguar se nuk e meritojnë që të notojnë në ujëra të turbullta.

Ndeshja ka qenë mjaft e luftuar nga të dy ekipet, por Vllaznia ia ka dalë që të marrë 3 pikët falë golit të Sozës në përfundim të pjesës së parë duke hipotekuar fitoren dhe parakaluar ekipin e Teutës në renditjen e përgjithme pas javës së 14.

Nëse Vllaznia do të arrijë që të marrë pikët e plota edhe me Elbasanin në javën tjetër atëherë do të marrë premion e premtuar, 1 mln lekë shpërblim nga Bordi drejtues. Ndërsa Apolonia vazhdon që të mbetet mjaft e rrezikuar së bashku me Elbasanin në fundin e renditjes dhe kandidatë potencialë për të rënë nga kategoria.




Redaksia Online
(d.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!