"Lufta" virtuale e Ema Andreas dhe
Shkëlzen Berishës...për Berishën?

"Lufta" virtuale e Ema Andreas dhe<br />Shkëlzen Berishës...për Berishën?
Ema Andrea dhe Shkëlzen Berisha janë përfshirë në një ‘luftë’ virtuale, kjo nisur nga bindjet e tyre të kundërta politike/morale. Një ditë më parë Andrea shkroi një status në Facebook ku dënonte thirrjen e ish-kryeministrit Berisha në parlament, i cili ftonte qytetarët të ‘armatoseshin’.

“Turp të kesh o Sali Berisha!! Po, po ky është mendimi im!! Uroj të ketë një ligj që të të dënojë për këtë thirrje, dhe jo më 10 dite pa të drejtë rroge siç bëhet gjithmonë!! Meriton një tallje masive!! Fashist!!' komentoi e revoltuar aktorja krah videos së Berishës due bërë thirrjen. E menjëhershme ka qenë replika jo e drejtpërdrejtë e djalit të tij, Shkëlzen Berishës, që cilësoi Emën si ‘fanse të Shullazit’ duke drejtuar një sërë akuzash të tjera.

“Paralelisht me numrin e viktimave rritet dhe numri i fanseve të Shullazit. Vajzat anonime që kërkonin lirimin e heroit te Rilindjes tashmë kanë një cheerleader. Drejtimin e klubit e ka marrë në dorë një ikonë ndërkombëtare e antifashizmit dhe artit. Thirrjes për lirimin e shpejtë të Kajos i është shtuar dhe kërkesa për të çarmatosur gjithë viktimat e ardhshme që presin radhën pas daljes së tij nga burgu. Sipas saj do ishte turp nëse ata nuk e presin ''fatin'' me duar ne xhepa. Realiteti njëlloj si filmi do kthehej në një tallje b... nëse delja do hante ujkun apo viktima do vriste vrasësin. Rolet janë të ndara nga regjisori dhe secili duhet t'i qëndrojë besnik të vetit. Ndaj dhe pankarta e klubit është: Vdekje fashizmit, liri Shullazit.”
 
Në një tjetër status Andrea tha se ‘po fyhej fjala e lirë’ dhe se ajo ‘nuk i shau babin’, apo askënd nga pjesëtarët e tjerë të familjes, të cilët i njeh dhe jashtë sferës politike.

“Për ata që duan të bëhen të famshëm duke përdorur emrin tim!! Zotni, mos fyej fjalën e lirë, dhe mos u përpiq të përdoresh emrin tim as për pisllëqet politike e as për delire!! Une kam thënë dhe do ta them atë që mendoj e jam përpjekur të mos fyej babain e askujt!! Nuk i përkas asnjë lloj tifozerie e as partie edhe pse është e njëjta gjë për juve)!Kam jetuar dhunë në këtë vend aq sa të jem kundër çdo thirrjeje për dhune e armë, pavarësisht se kush i bën !! Nga parlamenti dhe politikëbërësit e çdo ngjyrë pres kujdes dhe zgjidhje problemesh! Nuk eshte çështje familjare!! Nëse do ish e tillë nuk do të flisja!! Unë kam respekt për pjestarët e familjes suaj,të cilët i njoh jashtë politikës!! Qetësohu lutem, përmbahu se nuk ta shava babin!! Lutem mos guxosh, vetëm se ta lejon statusi i birit, të më japësh përkatësi, që nuk i kam!! Jemi në demokraci ku secili shpreh mendimin e vet , pa fyer e pa nxjerrë përfundime paraqende'!! Nuk jam as me PS e as me PD!! Jam me kundërdhunën !! Dhe një info që ta përdorësh tamam: kam jetuar ne Shqipëri që prej 71- shit, në tokën dhe hallet shqiptare...këtu nga jetoj unë realiteti është shumë më ndryshe se nga dritarja e makines apo avionit!! Uroj paqe Zotni për ty e për familjen e çdo shqiptari!! Të fala nga shtëpia!!”

Shkëlzen Berisha nuk dha asnjë koment deri pak orë më parë, kur publikoi një status në Facebook, që nisur nga urimi reciprok ‘për paqe’, duket se i drejtohet sërish aktores.

“E mbushi oborrin
Që të dëfrejë mbretin
Me lolo e gaztorë
Që gajasin miletin
Homazh per artistë me famë , kurtizanë të rilindjes
P.S paqja qoftë me ty dhe të fala dyfleteshit.”  


Ema Andrea nga ana e saj nuk ka dhënë asnjë koment tjetër deri tani, veprim i zgjuar duke marrë parasysh se lojërat kukafshehti me statuse në Facebook i shkojnë më shumë për shtat adoleshentëve që i ka lënë e dashura dhe jo një personazhi karizmatik si ajo.
ema andrea shkelzen berisha
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë