"Lumë" golash shqiptarë, nga Bogdani, Shaqiri, Besart Berisha dhe Nikçi

"Lumë" golash shqiptarë, nga Bogdani, Shaqiri, Besart Berisha dhe Nikçi
Sulmuesi shqiptar Erion Bogdani po tregon formë të mirë në ndeshjet e fundit. Të dielën në Seria A, ai ka ndëshkuar ish skuadrën Cesena pasi në fanellën e Sienës shënoi golin e dytë për rezultatin përfundimtar 0-2. Goli i Bogdanit erdhi në minutën e 81', duke përmirësuar kështu dështimin nga pika e bardhë në minutën e 75', pavarësisht se deri në ato momente skuadra e Sienës udhëhiqte me 1-0 me golin e Brienzes në min. 75'. Cesena luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 74' me largimin e Ceccarellit për shkak të ndërhyrjes në zonën e rreptësisë.

Sulmuesi kosovar Adian Nikçi ka shënuar edhe një gol në fitoren e skuadrës zvicërane Zurich. Nikçi golin e vetëm dhe të fitores për Zurichun e shënoj në minutën e fundit të pjesës së parë në fitoren ndaj skuadrës Laussane. Ky është goli i dytë i Nikçit në 3 ndeshjet e para të sezonit pranveror.

Xherdan Shaqiri ka shënuar një gol mjaft të bukur ne fitoren e Baselit ndaj skuadrës tjetër zvicërane Graschopers. Shaqiri ka shrytëzuar një goditje të lirë për të shënuar nga një distanë rreth 23metra nga porta. Ky është një nga golat e radhës të Xherdanit në Basel nga gjuajtja e lirë, në stilin e ylli dhe ekspertit anglez David Beckham. Kujtojmë që një gol nga pozitë dhe situatë e njejtë Shaqiri e kishte shënuar edhe në edicionin e kaluar ndaj po të njejtës skuadër.

Sulmuesi kosovar Besart Berisha ka shpëtuar skuadrën e tij Brisbane Roar nga një humbje e hidhur nga skuadra Adelaide Utd në ndeshjen e kampionatit Australian. Berisha ka shënuar golin e barazimit në minutën e 71 duke barazuar rezultatun në 1 me 1 që ishte edhe rezultati përfundimtar nga ky takim.
Me këtë barazim Brisbane mban ende gjallë shpresat për titull kampioni duke ndjekur skuadrën lidere Central Coast që ka vetëm 2 pikë më shumë. Ky është goli I 18 i Besartit në këtë kampionat duke qenë bindshëm golashënuesi më i mirë në Kampionat

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?



×

Lajmi i fundit

Devoll/ Flet nëna e 13 vjeçares e ngacmuar seksualisht: E merrte jashtë fshatit, i ofronte para më pas e kërcënonte se do i vriste babanë nëse do tregonte

Devoll/ Flet nëna e 13 vjeçares e ngacmuar seksualisht: E merrte jashtë fshatit, i ofronte para më pas e kërcënonte se do i vriste babanë nëse do tregonte