"Mbetjet", Basha: Rama ka interesa
korruptive, po manipulon qytetarët

"Mbetjet", Basha: Rama ka interesa<br />korruptive, po manipulon qytetarët
Kryetari i Partisë Demokratike e quan aferë korruptive të kreut të qeverisë, Edi Rama, miratimin e ligjit për importin e mbetjeve urbane. Përmes një statusi në Facebook, Basha shkruan se një pjesë e tregtisë ndërkombëtare të plehrave kontrollohet nga mafia dhe kjo e fundit tenton që t’i çojë plehrat në vende ku liderët politikë korruptohen më lehtë.

Sa i takon debatit të kryeministrit me qytetarët në faqen e tij të Facebook dhe sqarimet përkatëse të kreut të qeverisë, Basha thotë se kjo është një përpjekje për të manipuluar qytetarët.  "Ky ligj i miratuar në kushte kur kishte dhe ka një vullnet të qartë popullor kundra tij është bërë vetëm për një arsye: për interesa korruptive dhe kriminale. Mbasi e miratoi pabesisht ligjin, tashmë Rama ka filluar një fushatë manipulimi, kërcënimi dhe keqinformimi të publikut për t’i detyruar njerëzit të mbyllin gojën dhe t’i nënshtrohen vullnetit të tij", shkruan Basha. 

Deklarata e plotë e Lulzim Bashës:
"Miratimi i ligjit të plehrave është një tjetër provë e qartë se qeveria Rama e ka braktisur përfundimisht interesin publik dhe i shërben vetëm një pakice që po pasurohet në kurriz të shumicës. Ky ligj i miratuar në kushte kur kishte dhe ka një vullnet të qartë popullor kundra tij është bërë vetëm për një arsye: për interesa korruptive dhe kriminale. 
Mbasi e miratoi pabesisht ligjin, tashmë Rama ka filluar një fushatë manipulimi, kërcënimi dhe keqinformimi të publikut për t’i detyruar njerëzit të mbyllin gojën dhe t’i nënshtrohen vullnetit të tij.
Qeveria e tij nuk garanton dot as sigurinë ushqimore të produkteve që hyjnë në vend, por Rama do që ne të besojmë se ai do kontrollojë pleharat që ai do importojë.
Loja me plehrat është lojë e rrezikshme. Kudo në botë gjenden mijëra ton mbetje të rrezikshme dhe të dëmshme që presin të shkarkohen diku. Është fakt se një pjesë e tregtisë ndërkombëtare të plehrave është nën kontrolln e grupeve të dyshimta dhe kriminale. Të gjithë ata kërkojnë të gjejnë vende ku nuk ka rend e siguri, ku politikanët të korruptuar jane të gatshëm të shiten për para.
Shqipëria e Edi Ramës është vendi ideal për këtë gjë. Në Shqipëri sot trafikohen me dhjetra mijëra tonë drogë. Ne Shqipëri policia, administrata publike dhe drejtuesit më të lartë të vendit janë të korruptuar dhe të kapur nga bizneset klienteliste dhe nga krimi. Në këto kushte është e sigurtë: plehrat do të sjellin helm në Shqipëri, helm për fëmijët tanë dhe për gjithë vendin.
Shqipëria pa Edi Ramën do të jetë një Shqipëri pa plehra. #Shqipëria më mirë pa Edi Ramën".


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Berisha injoron thirrjet e ambasadës së SHBA e BE-së! Nuk heq dorë nga aktet e dhunës: Deputetët nuk tuten! Nxit dhe anëtarët demokratë të këshillave vendorë në revoltë

Berisha injoron thirrjet e ambasadës së SHBA e BE-së! Nuk heq dorë nga aktet e dhunës: Deputetët nuk tuten! Nxit dhe anëtarët demokratë të këshillave vendorë në revoltë