"Miss Globe" në Vlorë, 44
konkurente nën ethet e finales

"Miss Globe" në Vlorë, 44<br />konkurente nën ethet e finales
VLORE - Mes 44 konkurrentëve ishin ndezur ethet e garës. Vajzat po merrnin instruktimet e fundit të koreografes Olta Ahmetaj dhe atmosfera u ndez nën tingujt muzikorë të përzgjedhur nga Fabian Basha. E shtuna e 10 nëntorit është edhe mbrëmja finale e edicionit të 39-të të “Miss Globe”, e cila u zhvillua në Pallatin e Sportit të qytetit të Vlorës. Konkurrentet e këtij viti kanë zbarkuar në Vlorë.

Dy prezantuesit, Krenar Ahmeti dhe Hygerta Sako këmbejnë batutat dhe diskutojnë detajet e fundit të spektaklit. Në këtë festë të bukurisë, nuk kanë munguar edhe elementet festivë të këtij viti jubilar për shqiptarët. Fashat e secilës prej vajzave janë zbukuruar edhe me logon e 100-vjetorit, shqiponjën dykrenare. Rona Nishliu dhe Ardian Lika interpretuan në skenë, bashkë me vajzat pjesëmarrëse këngën “Dua më shumë Shqipërinë”, ndërsa Aurela Gaçe elektrizoi sallën me zërin e saj potent.

Nuk kanë munguar mes bukurosheve të botës edhe të ftuarit VIP. Një prej të ftuarve është edhe drejtoresha e gazetës “Shqiptraja.com”, Anila Basha, së bashku me drejtorët nacionalë, të pranishëm çdo vit, përfaqësues të mediave të huaja, por edhe figura të njohura të jetës publike shqiptare, të cilët gjatë spektaklit janë përfshirë me intervista të shkurtra dhe opinione.

Ka qenë mes tyre edhe bukuroshja gjermane, “Miss Globe 2011”, Stephani Alice, që i ka dorëzuar kurorën një tjetër bukurosheje. Në edicionin e këtij viti Shqipëria prezantohet me Kleoniki Delijorgjin. Mes tw ftuarwve tw shumtw ishin edhe këngëtarë nga të gjitha trevat shqiptare si Hana Cakuli, Agim Poshka, David Tukiqi, Aurora Kapo, Besim Zekthi me shkollën e baletit kanë performuar në një skenografi madhështore, ku janë përfshirë edhe detaje që kujtojnë festën e shqiptarëve në këtë nëntor.

Ideja e këtij viti, siç ka premtuar Bozo, është për një format tw ndryshuar brenda garës së bukurisë. Ndryshimet nisin me pjesëmarrësit, sfilatat e vajzave dhe jurinë. Mes pjesëmarrësve janë shpallur fituesja e “Miss Talent shou”: "Miss Kina", Jinzi Huang. Vendin e dytë e ka fituar "Miss Hungaria", Fanni Papai, e cila ka sjellë bukur në skenë ritmet belly dance. Në vendin e tretë u përzgjodh bukuroshja maqedonase, Sandra Stefanovska.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë