BRITANI - Një nënë në Britani ka vendosur në rrugën përballë shtëpisë së saj një tabelë për të ndaluar njerëzit të bëjnë seks në rrugë.

Mamaja e 3 fëmijëve shikonte shpeshherë automjete që të panjohura që qëndronin në rrugën jashtë shtëpisë së saj. 27-vjeçarja tha se kishte frikë se mos fëmijët e saj shikonin se çfarë bënin çiftet në makinë, kështu që vendosi një tabelë që ndalonte seksin.

"Kam parë nga dritarja një makinë të parkuar gjithë natën. Mund të shikoj qartë se çfarë ndodhte brenda makinës. Çfarë ndodh nëse fëmijët e mi ngrihen nga gjumi dhe të shikonin se çfarë ndodhte në makinë? Kjo është e papranueshme në një zonë banimi", shprehet mamaja 27-vjeçare.
mos beni seks
Gruaja kishte vendosur në shtyllë tabelën që ndalonte seksin, kurse më poshtë një shënim ku thuhej që mos të hiqnin tabelën e vendosur.




(v.gj/shqiptarja.com)