TIRANË – Lulzim Basha, Kryetari i PD-së ka paralajmëruar sot një debat të ashpër nesër në Kuvendin e Shqipërisë lidhur me shtyrjen e ligjit “Për nëpunësin civil” nga Qeveria.
Po ashtu, ai i ka përforcuar akuzat ndaj Kryeministrit, duke gjykuar se “Rama i ka ngulur thikën konsensusit”, ndërkohë që një ditë më parë deklaroi se “i bëri atentat me kobure”.
“Rama zgjodhi të fliste me ne me gjuhën e arbitrariteti të skajshëm,”- tha kryedemokrati në një konferencë për shtyp. – “Prej këtij momenti, ne do të flasim me qytetarët me durim, me qetësi, me fakte, me argumente.
Do t’u tregojmë atyre dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë, bëmat e kësaj Qeverie, bëmat e "Qeverisë së zhbërjes" që shihet qartë që ka mashtruar publikun me votat e "Rilindjes", që ka ardhur vetëm për të sunduar.
Me durim do t’u tregojmë shqiptarëve se ka ndodhur një ngjarje e paprecedentë, parmbrëmë: Rama i "ka ngulur thikën", konsensusit. Mezi e arritëm, erdhi ky dhe e zhbëri.
Nuk e ka dha konsensusin kur duhej ta jepte - në shtator 2012 - dhe ne e humbën statusin. E dha “pas pilafit”, për t’i bërë qejfin aleatit të ri apo për t’i hedhur hi zyve, publikut.
E tani, që menduan se e kaluan lumin dhe janë majë kalit, duan të ekzekutojnë mashtrimet e tyre. Demokratët dhe opozitarët janë të indinjuar me këtë pabesi dhe nesër në Kuvend, ne do të flasim për të ndalur këtë revansh” - përfundoi Basha.
Redaksia online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com