"Nëse Kurti do të bëj guerrilasin
le të shkojë në mal, jo në Kuvend"

"Nëse Kurti do të bëj guerrilasin<br />le të shkojë në mal, jo në Kuvend"
TIRANË - Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë kundër vendimeve të opozitës kosovare në Kuvend, madje i ka quajtur veprimet e tyre "guerrile". Nga salla e seancave plenare këtë të enjte, deputeti demokrat tha se nëse Albin Kurti do të bëjë "guerrilasin" e ka vendin në mal dhe jo në parlament.
 
"Po në qoftë se ju bërtisni me një anësi më thoni mua ne cilin parlament të botës hidhen bomba dhe me gaz, në cilin parlament?! Ku hidhen bomba? Në cilin parlament kryhen veprime guerrile?! Do të bësh guerrilasin dil në mal po jo në seancë të parlamentit, flasim si duhet, duhet të jemi të hapur. Çfarë tha John Kerry dje atë që nuk thoni ju? Asnjëri prej jush. Gazi në parlament është i papranueshëm. Haptas, se është i papranueshëm", - u shpreh Berisha.
 
Sali Berisha akuzoi qeverinë shqiptare se po ndërhyn në punët e Kosovës. Ai thotë se Tirana po tregohet e njëanshme në krizën politike në Kosovë.
 
"Denoncoj dhe dënoj ndërhyrjen e Tiranës në problemet e Kosovës. Njerëz të padenjë janë manipuluar duke bërë sulme e insinuata ndaj autoriteteve të Kosovës. Të ndërpriten këto ndërhyrje, ne jemi të detyruar e destinuar që të bashkëpunojmë pa asnjë dallim partiak. Mesazhet e njëanshme janë të dënueshme, autoritetet e Kosovës asnjeri prej tyre nuk do situatën e krijuar në vend, ato kanë firmosur marrëveshje të ndërmjetësuar nga BE dhe SHBA”, - tha ish-kryeministri.

Opozita kosovare prej kohësh bllokon punimet e kuvendit duke hedhur gaz lotsjellës, pavarësisht masave të shtuara të sigurisë. Opozita atje kërkon anulimin e marrëveshjeve të demarkacionin me kufirin me Malin e Zi, dhe asaj të krijimit të bashksië së Komunave serbe

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve