TIRANE - Prej disa ditësh Partia Demokratike ishte tërhequr nga akuzat e saj për ministrin Tahiri dhe i kishte adresuar ato drejt ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Por një
shkrim i të prestigjiozes italiane "Corriere della Sera" për policin në arrati Dritan Zagani, ka rikthyer sërish sulmin e selisë blu ndaj ministrit të Punëve të Brendshme. Në një deklaratë për mediat, kryetari i Departamentit të Rendit e Sigurisë Enkeled Alibeaj kërkoi sërish dorëheqjen e ministrit për tu vënë para drejtësisë si person që është i lidhur me krimin.
Alibeaj tha se shtypi italian pasqyron të vërtetat tronditëse për lidhjet e mafies me qeverinë.
Sipas PD kjo gjë e bën krenar Edi Ramën i cili për selinë blu është kryeministri më i korruptuar në Ballkan me një pasuri prej 200 mln euro. Kjo sipas Alibeajt po i bën qyetarët të pasigurtë dhe të poshtëruar.
Deklarata plotë e Alibeajt: Corriere della Sera, gazeta prestigjioze dhe ndër më të rendësishmet në Europe i ka bërë të ditur miliona lexuesve të saj se ministri ynë i Brendshëm gjendet nën akuzë për lidhje me bandat më të rrezikshme të drogës në vend. Shtypi më serioz në Itali dhe në Europë ekspozon të vërtetën tronditëse: se në Shqipëri sundon Mafia e lidhur me Qeverinë. Se narkobandat drejtojnë bashkë me Saimir Tahirin. Se mafia e lidhur me ministrin e brendshem eliminon oficerët që guxojnë të flasin, që guxojnë të luftojnë trafikun e drogës.
Shqipëria është në gjendjen më të rëndë kriminale në 25 vite, sepse krimi ka kapur shtetin, sepse interesat e krimit sundojnë vendin. Akuzat, provat dhe dëshmitë e pakontestueshme, të gjitha të çojnë tek Tahiri i habilajve dhe shullazeve me shokë. Tek Tahiri me kushërinjtë Habilaj që vëzhgoheshin nga policia dhe oficeri i lartë Zagani, i cili gjendet sot i kërcënuar me jetë. Tek Tahiri që i ka dorëzuar pikat kyçe si shefin e kufirit të Dhërmiut aty ku paketohet droga e bëhet gati për Itali, në shërbim të bandave. Tek Tahiri që makinën personale e të paprekshme e ka vënë si narkotaksi në shërbit të bandës së Habiljave.
Kurrë më parë nuk ka qënë një ministër i brendshëm shqiptar nën akuza kaq të rënda dhe me fakte të pakundërshtueshme si kumbar dhe mbrojtës i trafikut të drogës.
Por e gjithë kjo e bën krenar Edi Ramën. Kryeministrin më të korruptuar në Ballkan, njeriun e përfolur si bashkëpunëtor i hershëm i bandave të drogës të cilave u dha tregun e ndërtimeve të Tiranës si kryebashkiak e për të cilin raporti i punës së
OSBE thotë se ka një pasuri prej 200 milion eurosh. Trupa e policisë që lufton krimin, oficerët, burrat dhe gratë në uniformë janë të tradhtuar e kokëulur. Qytetarët janë të pasigurtë, të nëpërkëmbur dhe të poshtëruar.
Ka vetëm një rrugë.
Largimi i narkoministrit Tahiri dhe shefit të tij protektor që refuzon testin e drogës.
Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.2%
-
Jo
54.1%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2763
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56