"Na vranë si të ishim zogj, bërtitën
Allahu Akbar, hakmarrje për Hollande"

"Na vranë si të ishim zogj, bërtitën<br />Allahu Akbar, hakmarrje për Hollande"
Ata që shpëtuan pas sulmeve terroriste në Paris të Francës kanë treguar tmerret që kanë parë. Dëshmitarët thonë se kanë dëgjuar terroristët të thonë Allahu Akbar - Zoti është i madh, dhe më tej të qëllojnë ndaj turmës me breshëri. Një dëshmitar tjetër rrëfen se terroristët të cilët nuk ishim më shumë se 25 vjeç bënë fajtorë presidentin Francois Hollande për ndërhyrjen që Franca ka bërë në Siri.
 
"Ai bërtiti Allahu është i madhi dhe nisi të qëllonte sikur ne të ishim zogj", - ka thënë Jerome Boucher  një nga të mbijetuarit pas sulmit në sallën e koncerteve Bataclan.

"Gjak kishte kudo, kemi ecur në mesin e kufomave. Terroristët dukshin që ishin të përgatitur mirë, si pjesëtarë të forcave speciale. Në fillim ne menduam që ishin fishekzjarrë, vetëm kur pamë terroristët në turmë. Ata qëlluan të gjithë në një kohë ", - ka treguar më tej Jerome Boucher. 



"Terroristët ishin shumë të qetë. Ata mbushën armët e tyre tre ose katër here. Ata ishin të gjithë shumë të rinj, ishin më pak se 25 vjeç. Njëri nga ata bërtiti se “Është faji i Francois Hollande, kjo është e gjitha për shkak të presidentit tuaj, i cili ka ndërhyrë në Siri" ”, - tha një dëshmitar tjetër.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh