"Një Ballkan që të lë pa frymë 
kufiri mes Kosovës e Shqipërisë"

"Një Ballkan që të lë pa frymë <br />kufiri mes Kosovës e Shqipërisë"
Bridget Nurre Jennions, një gazetare e njohur e cila ka marrë jo pak çmime ndërkombëtare për shkrimet e saj mbi turizmin dhe jo vetëm, shkruan kësaj here për kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke iu referuar atyre “si një eksperiencë e papërsëritshme për të përjetuar mikpritje që të daton në shekuj më parë”.

Më parë, në revistën Paste Magazine kjo gazetare ka shkruar për Sarandën dhe Beratin.
 
“ Edhe pse rajoni është i njohur për konfliktet në vitin 1990, ai që e ka vizituar këtë cep të pazbuluar të Evropës Juglindore, e di se këto çështje kanë kaluar me kohë. Ata gjithashtu e dinë se dendësia e kulturës dhe bukurisë së virgjër që gjenden këtu janë mbresëlënëse.”- shkruhet në artikull.
 
Në këtë artikull, shkruhet se turizmi i aventurës, për të gjithë të apasionuarit është në rritje për këtë zonë, jo vetëm se është një vend perfekt, e një pamje e paparë e rajonit të Malësisë.
 
Një ndër vendet që përmendet në këtë artikull është Lugina e Valbonës: për autoren është vendi ideal për të apasionuarit pas natyrës dhe kulturës së shkëmbimit. Në artikull shkruhet se infrastruktura është përmirësuar shumë vitet e fundit, qoftë ajo rrugore, por edhe e bujtinave dhe veçon ushqimin, si ndër më të veçantin e zonës së Malësisë dhe e cilësuar si udhëtim shumë i përballueshëm si çmim./Monitor
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid