“Nuk jam ajo që dukem”. Këto janë fjalët e fushatës së re të veshjeve të Diesel-it, një prej firmave më të njohura të veshjeve në botë. Në foto tregohet një femër e mbuluar me perçe xhinsi, me krahë dhe kurriz të mbuluar nga tatuazhet.
Në një kohë ku konteksti politik është i shënuar nga tensione të vazhdueshme islamofobie, marka e njohur italiane ka zgjedhur t’i hedhë benzinë zjarrit duke portretizuar një modele me tipare orientale, me sy të lyer dhe fytyrën të mbuluar nga një perçe tipike të traditës Islamike.
Reklama e re po bën xhiron e botës falë Twitter, duke ngjallur indinjatën e myslimanëve, feministeve dhe atyre që mendojnë se reklamat duhet të kenë limite.
Nikola Formichetti, drejtori artistik i Diesel, e ka justifikuar zgjedhjen e markës duke thënë: “Doja të gjeja njerëz që reflektojnë mbi shumllojshmërinë e komunitetit artistik të sotëm dhe jo vetëm modelin standart”.
Perçja, e prezantuar për herë të parë në Afganistan në fillim të viteve 1900 për të fshehur femrat nga vështrimet e popullit kur këto të fundit ishin jashtë rezidencës mbretërore, me këtë publicitet, do t’i bëjë ato që i veshin akoma më të dukshme.
Redaksia online
(Erin Dini/ sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com