Kara është shprehur se vendimi i gjykatës është një hapi i parë drejt drejtësisë për këtë çështje si dhe ka thënë që prokuroria s’ka dashur të konstatojë dëmet.
“Këta persona mund të tjetërsojnë pasurinë ose të prishin provat. Prokuroria nuk ka dashur të konstatojë dëmet”, është shprehur Kara për Report TV.
Gjithashtu sipas ish- juristit, nëse kryhen hetime kjo çështje do të ketë edhe skandale të tjera brenda.
“Përveç akuzave që kam ngritur unë ky menga skandal do të ketë edhe skandale të tjera brenda. Mendoj se vendit do t’i bëhet një shërbim i madh me pastrimin e administratës dhe politikës, si dhe kompensimit të dëmeve”, tha Kara i cili ka shtuar se përveç Berishës e Rulit ka edhe zyrtarë të tjerë të përfshirë në këtë çështje.
Ndërkohë Karaj ka thënë se kjo çështje nuk është vetëm çështje e shqiptarëve, por edhe e çekëve dhe më gjerë.
“Kjo është një çështje që Shqipëria ka humbur miliona dollarë. Unë mendoj se nuk është vetëm një çështje e shqiptarëve por edhe e çekëve dhe më gjerë”, është shprehur Kara.
Në lidhje telefonike për Report TV, Karaj ka thënë se është i lumtur që çështja ka arritur deri në këtë fazë.
“Unë jam i lumtur që është arritur ky hap si nuk jam i lumtur që jemi me vonesë në arrestimin e personave përgjegjës dhe sekuestrimit të pasurisë të tyre, e cila është gjaku i shqiptarëve. Mendoj se ky është hapi i parë”, tha ish- juristi i OSHEE.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com










