"Raporti i OSBE-së", Agron Duka:
Më ka cënuar, i drejtohem gjykatës

Agron Duka, sot deputet i Partisë Republikane ka folur për “raportin e brendshëm të OSBE-së”, të publikuar në media. Duka deklaroi se do të ngrejë padi ndaj prezencës së OSBE-së në Shqipëri, duke i cilësuar shpifje ato që thuhen në raport për të.
 
“Nuk kam shpikur kurrë gjatë gjithë jetës sime. Autorësia e këtyre shpifjeve është munduar të justifikohet. Do bëj përpjekje me avokatin tim pasi ky raport më ka cenuar dinjiteti dhe familjen. Nuk mund t’ia lë vetes sime të kapërdijë ato tre fjali. Do t’i drejtohem institucioneve të drejtësisë”, deklaroi Duka.

Në një dokument të OSBE-së, që zyrtarisht sipas zyrës së OSBE-së ishte një raport i brendshëm i përpiluar mbi akuzat që kanë qarkulluar në media për deputetët dhe zyrtarët e lartë, Duka akuzohet se ka krye evazion fiskal duke shmangur 30 milionë euro taksa.


Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)