Fakulteti i Shkencave të Natyrës ka reaguar ndaj akuzave të kandidates për Rektore në Universitetin e Tiranës, Klodeta Dibra për Report Tv, se po pengohet për të bërë fushatë. Kandidatja Dibra në vijim të fushatës në fakultete jo vetëm u ndesh me boshatisjen e Shkencave të Natyrës, pavarësisht se orari i mësimit në këtë fakultet mbaron në orën 18:00, por njëherazi derës së Fakultetit po mbyllej me zinxhirë. 

Por, në një deklaratë për mediat, kancelari i këtij Fakulteti, Besnik Goxhaj, thotë se në përputhje me rregulloren znj. Dibra i janë miratuar oraret dhe sallat për takim sipas kërkesës së saj.

Administrata e fakultetit nuk ka për detyrë t’i mbushë sallat znj. Dibra, por është detyrë e stafit të saj elektoral, që me sa duket edhe atë e paska të paaftë”, thekson Kancelari në këtë deklaratë.

Goxhaj shton më tej se në dispozicion të znj. Dibra sot nga ana e FSHN kanë qenë 2 specialistë të Degës së Administrimit dhe Shërbimeve, 2 Specialistë nga Dega e IT, 2 punonjëse sanitare dhe një roje.

Por sipas tij, znj. Dibra refuzoi të përdorë foninë e vendosur enkas për atë në sallën 410B, ndoshta sepse ata rreth e rrotull saj nuk ishin më larg se qëndrimi në një tavolinë kafeje.

Sa për posterat që kandidatja Dibra thotë se i janë hequr, Goxhaj deklaron se ato u vendosën që ditën e djeshme në të gjitha stendat e departamenteve, në po ato vende ku janë vendosur edhe për kandidatin tjetër. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com