Sot filluan punimet për rehabilitimin e shëtitores së qytetit” Bajram Curri”, nga muzeu deri tek spitali. Siç thotë edhe kryetari i Bashkisë Tropojë, Besnik Dushaj, ky projekt konsiston në ndërtimin e një pedonaleje nga Muzeu deri te Sheshi para Gjykatës, si dhe vazhdon deri tek spitali me asfalt dhe trotuare me gjerësi rreth 3 metër.
 
Gjithashtu parashikohet ndriçimi, gjelbërimi dhe disiplinimi i ujërave. Zbatimi i këtij projekti do t'i japë një pamje të re qytetit, çka prej vitesh kjo shëtitore është mbuluar nga balta dhe gropat, që më vështirësi kalonin automjetet, duke sjellë probleme sociale për të sëmurët që kalonin me ambulancë në spital. Gjithashtu, qytetarët nuk kishin ku kalonin një pasdite çlodhjeje.
 
Me një fond prej 115 milionë, në zbatim të “Rilindjes urbane”, qeveria ka planifikuar në këtë projekt disa bashki, e një ndër to edhe Bashkia Tropojë.
 
Rehabilitimi i shëtitores së qytetit “Bajram Curri” do përfundojë në një afat kohor brenda 4 muajve me kontraktor subjektin “Shpresa-Al” sh.p.k. dhe mbikëqyrës të punimeve “Rupa” sh.p.k.
 
tropoje
bajram curri
bajram curri
bajram curri
bajram curri
(Nisin punimet për pedonalen e Bajram Currit)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com