Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë lojërave olimpike "Rio 2016", pasi uji i pishinës olimpike ka ndryshuar ngjyrë papritur, nga blu është bërë jeshil.
Komiteti Lokal i Organizimit të Lojërave Olimpike ka dhënë një deklaratë, me anë të së cilës sqaron se pishina olimpike ka ndryshuar ngjyrën nga mbirja e algave të krijuara nga nxehtësia dhe mungesa e erës në arenën e sporteve të ujit.
Komiteti theksoi se uji u testua dhe nuk paraqet asnjë rrezik për atletët pjesëmarrës. Në deklaratë shtohet gjithashtu se uji në pishinën olimpike do të jetë sërisht blu për garën e ardhshme të të mërkurës.
Redaksia Online
XH.M/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com