"Rokadë" në kreun e Premier League, Manchester United i merr vendin City

"Rokadë" në kreun e Premier League, Manchester United i merr vendin City
Manchester United më në fund ka arritur të prekë vendin e parë në tabelën e Premier League, pasi ka mposhtur West Bromwich Albion me rezultat 2-0 në Old Trafford, teksa Manchester City pësoi disfatë në transfertë nga Swansea me rezultat 1-0.

Fitorja e United në këtë takim ishte e padiskutueshme, me Djajtë të cilët dominuan sfidën nga fillimi. Në skenë pas gjysmë ore lojë (35’) shfaqet sulmuesi më i mirë i Manchester United, Wayne Rooney, i cili me asistin e Hernandez shënoi për 1-0 dhe epërsinë e parë të Djajve në këtë takim.

Dominimi i United vazhdoi dhe presioni detyron Jonas Olsson që të përjashtohet nga loja me karton të kuq, duke ia mundësuar Rooney të realizojë nga penaltia për 2-0 (71’), që ishte dhe rezultati përfundimtar i sfidës.

Në takimin tjetër që u zhvillua në të njëtën kohë, rivali direkt për titull, Manchester City kishte vështirësi të dukshme të Sëansea, ku vendasit ishin dukshëm më të rrezikshëm. Luke Moore shënoi (83’) për 1-0 dhe rezultatin përfundimtar të takimit, që i jep fitore të vlefshme Swanseas dhe disfatë vrasëse Manchester City. Me këtë disfatë, Manchester City humb vendin e parë dhe bie në të dytin me 66 pikë, një pikë më pak se sa lideri i ri Manchester United.

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?



×

Lajmi i fundit

Mashtruan me microcredite në vlerën 7.2 mln euro, Banka e Shqipërisë revokon licencën për 'Micro Credit Albania' dhe 'Final'

Mashtruan me microcredite në vlerën 7.2 mln euro, Banka e Shqipërisë revokon licencën për 'Micro Credit Albania' dhe 'Final'