"Rruga e Kombit", Haxhinasto 
Nën 5 euro tarifa e propozua

"Rruga e Kombit", Haxhinasto <br />Nën 5 euro tarifa e propozua
Ndryshe nga çfarë është thënë deri më tani, duket se tarifa që shqiptarët do të paguajnë për të kaluar në “Rrugën e Kombit” nuk do të jetë 5 euro, por nën 5 euro.

Kjo tarifë, e propozuar nga 2 kompanitë që kanë paraqitur ofertën për tenderin për “Rrugën e Kombit”  shifra e saktë e së cilës nuk dihet ende, u bë e ditur nga ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, pas takimit të zhvilluar me shoqatat e taksive lidhur me aksionin kundër informalitetit.

 “Janë dy oferta për “Rrugën e kombit”. Në parakualifikim ishin 4,  nën asistencën e IFC-së që është pjesë e Bankës Botërore dhe mund të them që në këtë moment po realizohen disa sqarime për ofertën e kompanive.  Shumë shpejt do të dalë komisioni me një vendim përsa i takon cilësisë së kësaj oferte,  dhe interesit publik të saj. Tarifa e propozuar është nën 5 euro”, tha ministri Haxhinasto. 

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

Planifikon Rusia goditje me armë taktike atomike?

Planifikon Rusia goditje me armë taktike atomike?