"S'kam para, merrni nga një diplomë
juridiku", batuta e kryeministrit Rama

"S'kam para, merrni nga një diplomë<br />juridiku", batuta e kryeministrit Rama
Rama foli para përfaqësuesve të Diasporës për reformën në arsimin e lartë e cila sipas tij ka sjellë rezultate konkrete.

Duke iu referuar mbylljes së universiteteve private, Rama tha përmes një batute sesi privatët shpërndanin diplomat.
 
"Dikush, një administrator universiteti privat, s'kishte lekë për të paguar punëtorët dhe i thotë sipërmarrësit, lekë s'kam, por po të jap një diplomë juridiku ty dhe punëtorëve të tu dhe jemi në rregull", u shpreh Rama. Batuta e Ramës u shoqërua me të qeshura nga përfaqësuesit e diasporës. 
 
Ai theksoi gjithashtu se vetëm shtetas italianë janë diplomuar rreth 1000 nga universitetet private në Shqipëri.
 
"Janë diplomuar 1 mijë italianë pa zhvilluar asnjë orë mësimi. A mund të ma thoni si janë diplomuar këta?", theksoi Rama. 

Një tjetër moment i cili është shoqëruar me të qeshura në sallë, ka qenë edhe kur një shqiptare që jeton jashtë shtetit, i kërkoi argumentet Ramës për t’i mbushur mendjen për të kundërtën e asaj që të rinjtë shqiptarë i thonë se Shqipëria është “varr për idealistët”.
 
“Frikë e kemi pasur se mund të dështonim dhe deri në momentin e fundit kemi ndenjur duke numëruar konfirmimet reale, pasi morëm mbi 1 mijë konfirmime përmes uebsajtit por prisnim t’i shikonim, të bëheshin reale këtu. Unë u çlirova kur më thanë s’ka më vend ku të hedhësh një kokërr kumbull në Pallatin e Brigadave mbrëmë. Atëherë thashë unë jam më i madh se një kumbull por do ta gjej mënyrën që të gjej një vend atje.
 
Faktikisht kemi vendosur le të themi gurin e parë kilometerik por s’e kemi bërë kilometrin e parë. Të jemi në gjendje ta mbajmë gjallë këtë proces. Pastaj edhe paratë do gjenden për të bërë gjërat që na duken bashkarisht të nevojshme për t’u bërë
", tha Rama.
 
Pyetja: Zoti kryeministër dua të kthehem në Shqipëri, por 90% e të rinjve shqiptarë më këshillojnë të kundërtën, je idealiste dhe Shqipëria është varr për idealistët. Më jepni argumente për të kundërtën...
  
Edi Rama: Nëse do më gjesh në ndonjë vend që shumica nuk i thotë një idealisti e ke kot këtë muhabet atëherë hajde dhe të gjykojmë Shqipërinë.
 
Kush vendos për të ikur apo për t’u kthyer e bën vetë dhe s’ka nevojë të marri këshilla majtas apo djathtas ndërkohë që e vërteta është që ka njerëz që ikin por edhe që vijnë, ata që ikin zënë më shumë vend në lajm e debat, ata që vijnë s’përbëjnë lajm.
 
Statistikë nga një studim i Universiteti i Harvardit se në vitet 2011-2014 forca e punës për shkak të njerëzve që janë kthyer nga Greqia për të punuar në Shqipëri është rritur me 7.9 %.
 
Cili nga vendet e reja të BE nuk ka përfituar nga mundësia e lëvizjes së lirë të njerëzve të vet? 6 milionë polakë kanë ikur nga Polonia për të punuar në tregun e përbashkët të BE. Ka humbur Polonia?
 
Rama ka sjellë edhe një shembull: Më erdhi para ca kohësh një djalë në një lokal e më tha “bëjmë një selfie”, mirë i thashe, “por na gjej një punë o burr” më tha.
 
I thashë ca shkolle ke mbaruar? “Po jurist si gjithë shqiptarët”.

 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Bebe Rexha reagon sërish pas incidentit në aeroport: Nuk do të mjaftoj falja

Bebe Rexha reagon sërish pas incidentit në aeroport: Nuk do të mjaftoj falja