Një instalacion jo i zakontë është shfaqur në hollin e ekzpozitave të Triennales së Torinos.

Instalacioni është ndërtuar me 80.000 pllakëza që ju i shihni zakonisht në sfondin e orave të dorës, të cilat varen prej tavanit poshtë, me fije metalike.

Rezultati është një iluzion magjik dritash në sytë e vizitorëve, të cilët përfshihen në një re dritash që përthyhen në kënde të ndryshme.

Instalacioni të jep përshtypjen e një shiu ngjyrë argjëndë. Shikuesit mund të qëndrojnë nën “shiun e artë” dhe ta gjejnë veten brënda një skenografie përrallash.
 
Ky instalacion është dizenjuar nga artisti japonez Tsuyoshi Tane që e ka quajtur atë “ Drita është kohë”.

Jo pa qëllim ka zgjedhur që instalacionin ta ndërtojë me pllakëzat e orave të dorës, sepse kjo nënkupton mesazhin e artistit:  Njerëzit kanë humbur marrëdhënien e tyre intime me dritën prej momentit kur  koha filloi të dixhitalizohej.

Drita, thotë artisti, është e ardhmja. 
ekspo
ekspo
ekspo milano

 Redaksia Online
 (al.h/shqiptarja.com)