BERLIN - Kancelarja gjermane, Angela Merkel është e gatshme të lejojë Greqinë të dalë nga zona euro, në rast se e majta radikale do të vinte në rrezik politikën shtrënguese buxhetore në këtë vend.
Lajmi bëhet i ditur nga prestigjiozja "Spiegel" sipas së cilës qeveria gjermane e gjykon të pashmangshëm daljen e Greqisë nga eurozona nëse Tsipras drejton qeverinë pas zgjedhjeve.
"Qeveria gjermane e gjykon pothuajse të pashmangshme një dalje të Greqisë nga zona euro, nëse kreu i opozitës, Alexis Tsipras (e majta radikale Syriza) drejton qeverinë pas zgjedhjeve legjislative, braktis linjën shtrënguese buxhetore dhe nuk rimburson më borxhet e vendit'', shprehet “Spiegel”.
Sipas burimeve të “Spiegel” kancelaria Merkel dhe Ministri i Financave Schauble, kanë ndryshur mendim dhe tashmë janë të gatshëm të japin “OK” për daljen e Greqisë nga euro.
"Angela Merkel dhe ministri i Financave, Wolfgang Schauble kanë ndryshuar mendim dhe tashmë e gjykojnë të pranueshme një dalje të vendit nga monedha e përbashkët për shkak të progreseve të përmbushura nga zona euro që prej samitit të krizës në vitin 2012", vijon e përjavshmja "Spiegel".
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com