"Strasburgu", Bylykbashi: Rama 
shkeli rregullat e KiE, vettingu iluzion

"Strasburgu", Bylykbashi: Rama <br />shkeli rregullat e KiE, vettingu iluzion
Deputeti i PD, njëherazi nënkryetari i komisionit të posaçëm parlamentar të reformës në drejtësi, e cilëson ligjin e vettingut si iluzion, pasi sipas tij, kryeministri Edi Rama ka për qëllim kapjen e sistemit të drejtësisë. 

Në një status në rrjetet sociale, Bylykbashi sjell në vëmendje rrëzimin nga Gjykata e Strasburgu të tre kandidatëve shqiptarë për gjyqtarë, duke theksuar ata u dërguan pa iu nënshtruar procesit të vettingut, siç e parashikon reforma në drejtësi. 

Statusi i plotë i Oerd Bylykbashit:
"Vetting-u i Europës rrëzoi Ramën dhe kandidatët e tij për Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe provoi se ai do drejtësi të kapur.
Rama do t'i emerojë gjyqtarët dhe prokurorët sipas qejfit dhe nevojave të tij.

Prandaj pasi e humbi betejën kushtetuese për të kapur drejtesinë, shkeli Kushtetutën duke miratuar një ligj vetting-u me të cilin do të mbrojë dhe përzgjedhë ata gjyqtarët dhe prokurorë të korruptuar që nuk do të luftojnë por do të mbrojnë krimin dhe korrupsionin e lidhur me Edi Ramën dhe ministrat e tij.

Që Edi Rama e sheh vetting-un vetëm si levë për të kapur Drejtësinë u provua këtë javë nga tentativa e dështuar për të çuar njerëzit e tij deri në Gjykatën e Strasburgut.
Rrëzimi pak ditë më parë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i të tre kandidatëve të Ramës për gjyqtarin që përfaqëson Shqipërinë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut tregoi se qeveria kishte shkelur me të dy këmbët rregullat e Këshillit të Europës.‎

Edi Rama i shkeli rregullat sepse donte të çonte avokatët e interesave të tij dhe jo të interesave qytetarëve, të pronarëve shqiptarë dhe kujtdo tjetër që nuk gjen drejtësi këtu. Prandaj i dergoi 3 kandidatët e tij pa i’u bërë asnjë kontroll dhe as vetting.

Prandaj 3 kandidatët e përzgjedhur nga Rama me kriter të vetëm lidhjen nepotike familjare me ministrat e tij dhe shërbimin politik, Këshilli i Europës i refuzoi pa denjuar t'i intervistojë e madje as ti presë. Kur Edi Rama shkel si leckë rregullat e Këshillit të Europës, askush nuk duhet të ketë iluzion se ç'do prodhojë  vetting-u i ligjit antikushtetues i këtij Kryeministri që flet për antikorrupsion nga maja e korrupsionit.

Prandaj ky Kryeministër duhet ndalur me çdo kusht. Edi Rama nuk ja hodhi dot Europës dhe nuk do t'ia hedhë dot as shqiptarëve".
 
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten