"Syri dembel" duhet kuruar në kohë

"Syri dembel" duhet kuruar në kohë
Ambliopi nënkupton zhvillimin jo të plotë të shikimit në njërin sy gjatë fëmijërisë. Njihet edhe si “syri dembel”. Zakonisht, korrigjohet nëse trajtohet herët. Trajtimi i vonshëm bën që problemi i shikimit të mbetet permanent. Strabizmi është nga shkaqet më të zakonshme të ambliopisë. Trajtimi konsiston në përdorimin e syrit ambliopik (dembel) duke bllokuar pamjen e syrit tjetër.

Çfarë është ambliopia?
Ambliopia është një gjëndje e dobësimit të shikimit të njërit sy nga mospërdorimi i tij në femijëerinë e hershme. Në shumicën e rasteve, preket vetëm njëri nga sytë, por mund të ndodhë që të afektohen të dy. Shpesh quhet syri dembel. Humbja vizive në ambliopi nuk mund të korrigjohet nga vendosja e syzeve.

Si zhvillohen rrugët vizive?
I porsalinduri mund të shohë. Megjithatë, me rritjen e tyre, rrugët vizive vazhdojnë zhvillimin nga syri në tru. Truri mëson si të interpretojë sinjalet vizive që vijnë ky sytë. Zhvillimi viziv vazhdon deri në moshën 7-8 vjeç. Më pas, rrugët e shikimit dhe pjesët e trurit të përfshira në shikim formohen plotësisht dhe nuk mund të ndryshojnë. Nëse, për ndonjë arsye, një fëmijë nuk mund të përdor njërin ose të dy sytë normalisht, atëherë shikimi nuk zhvillohet plotësisht. Kjo rezulton në shikim të varfër të quajtur ambliopia. Ambiopia zhvillohet për çfarëdo arsye që mund të prek syrin. Në fakt, ambliopia është një problem i zhvillimit të trurit sesa i vetë syrit brënda.

Çfarë çrregullimesh mund të shkaktojnë ambliopi?
Janë disa shkaqet që shkaktojnë ambliopi. Tre më kryesoret janë: Strabizmi (strabismus) Strabizmi është gjëndja ku sytë nuk shohin në të njëjtin drejtim. Kur një sy shikon drejt, syri tjetër rrotullohet nga brënda, nga jashtë, lart ose poshtë. Meqë sytë nuk janë të drejtë (në një drejtim) ata fokusohen në objektiva të ndryshme. Truri injoron sinjalet nga njëri sy, për të evituar shikimin e dyfishtë. Kjo do të thotë që vetëm njëri sy përdoret për t’u fokusuar tek objektet. Rastet më të shumta të strabizmit ndodhin në fëmijërinë e hershme – koha kritike kur truri mëson të shohë. Në disa raste të strabizmit, vizioni në secilin sy është normal. Në këto raste, syri që është mësuar të fokusohet ndryshon herë pas here. Për pasojë, rrugët vizuale zhvillohen nga të dy sytë. Gjithsesi, njëri sy, ai që fokusohet, bëhet dominant.

Çrregullime të tjera që prishin pamjen e qartë?
Çdo çrregullim tjetër gjatë fëmijërisë që ndalon vizionin e qartë mund të çojë në ambliopi duke qenë se truri nuk zhvillon rruget e shikimit. Kjo njihet si ambliopi nga mungesa e stimulit. Përshembull, katarakti në retinën e syrit ose një korne e cikatrizuar nuk lejon dritën të bjerë në fundin e syrit. Prandaj, është e rëndësishme që katarakti të hiqet sa më shpejt të jetë e mundur. Edhe një qepallë e rënë mund të shkaktojë ambliopi nëse mbulon konsiderueshëm syrin aq sa të pengojë shikimin e plotë.

Sa e shpeshtë është ambliopia?
Rreth 1 në 25 fëmijë zhvillojnë ambliopi në nivele të ndryshme. Ambliopia është patologjia që trajtohet më shpesh nga okulistët e fëmijëve.

Pse është e rëndësishme ambliopia?
Nëqsoftëse keni ambliopi permanente, ju nuk shihni mirë nga njëri sy edhe pse nuk keni probleme nga tjetri. Edhe me ambliopi të lehtë, syri ka vështirësi në perceptimin e thellësisë (nuk shikon qartë të tre dimensionet). Nuk mund të kryeni disa punë nëse keni shikim të pamjaftueshëm në njërin sy. Gjithashtu, kur keni vetëm një sy të shëndoshë, rrezikoni të keni probleme nëse dëmtoni ose vrisni syrin e shëndoshë. Prandaj këshillohet gjithmonë trajtimi i patologjisë nëse e kap në kohë.Ambliopi nënkupton zhvillimin jo të plotë të shikimit në njërin sy gjatë fëmijërisë. Njihet edhe si “syri dembel”. Zakonisht, korrigjohet nëse trajtohet herët. Trajtimi i vonshëm bën që problemi i shikimit të mbetet permanent. Strabizmi është nga shkaqet më të zakonshme të ambliopisë. Trajtimi konsiston në përdorimin e syrit ambliopik (dembel) duke bllokuar pamjen e syrit tjetër.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza