"Të drejtat e njeriut", Raunig:
Gjithëpërfshirje përballë sfidave
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Floriaon Rauning ka deklaruar se të drejtat e njeriut janë thelbi i gjithëpërfshirjes
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, ambasadori i
OSBE-së në vendin tonë, Floriaon Rauning ka deklaruar se të drejtat e njeriut janë thelbi i gjithëpërfshirjes.
“Të drejtat e njeriut janë thelbësore për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe për promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm. Pranimi i këtij fakti i detyrohet në mënyrë domethënëse OSBE-së, e cila u themelua mbi idenë se siguria e vërtetë është gjithëpërfshirëse, bashkëpunuese dhe e pandashme”.
Ai ka theksuar se, ajo kërkon respekt për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, mirëqenie ekonomike dhe mjedis të shëndetshëm.
“Mjedisi i sigurt është i nevojshëm për mbrojtjen e plotë të të drejtave të njeriut. Për këtë arsye, përveç programeve përkushtuar trajtimit të të drejtave të njeriut, OSBE-ja investon shumë në reformën e sektorit të sigurisë. Kjo është edhe arsyeja pse kemi krijuar partneritet të ngushtë me institucionet shqiptare të sektorit të sigurisë, të tilla si Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Punëve të Brendshme”.
Nëse duam të kemi sukses, ka thënë Rauning, përgjigjet tona duhet të jenë gjithëpërfshirëse, njësoj si sfidat që hasim. Kjo do të thotë se kërcënimet e ndërlikuara për sigurinë, të tilla si terrorizmi ose krimi i organizuar, nuk mund të trajtohen vetëm me mjetet e zbatimit të ligjit.
“Siguria dhe stabiliteti i vërtetë nuk mund të arrihen kurrë duke theksuar vetëm një dimension të sigurisë në kurriz të një dimensioni tjetër të saj. Një vend mund të lulëzojë vetëm nëse të tre dimensionet, politiko-ushtarak, ekonomiko-mjedisor dhe njerëzor, janë të ekuilibruara. Vetëm atëherë kur një vend zhvillon qëllime dhe vlera të përbashkëta e gjithëpërfshirëse, të gjithë elementet e tij – qeveria, opozita dhe shoqëria civile – mund të kontribuojnë për përparim, në dobi të të gjithë njerëzve” ka thënë Rauning.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
75.5%
-
Jo
21.4%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 664
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15