"Të gjithë janë të çmendur"

"Të gjithë janë të çmendur"
Një vepër tërësisht shqiptare, vjen në skenën e Teatrit Kombëtar me regji dhe skenar të Naun Shundit dhe interpretimin e shkëlqyer të Ervin Bejlerit.
 
“Të gjithë janë të çmendur” quhet monodrama që fajëson sistemin, shoqërinë, por mbi të gjitha njeriun, i cili në pamundësi për t’i rezistuar kësaj çmendurie kolektive, bëhet pjesë e saj.
 
Qëllimi kryesor i Teatrit është të japë një mesazh, të sensibilizojë publikun, dhe monodrama “Të gjithë janë të çmendur”, synon të ‘zgjojë’ njerëzit, t’i nxisë të reagojnë përpara kësaj çmendurie.
 
Ervin Bejleri interpreton rolin e një djali naiv, të cilit që në fëmijëri i thoshin prindërit se ‘kishte lindur gabim’ apo ‘se nuk ishte i aftë për asgjë’, dhunohej psikologjikisht apo fizikisht pa shfaqur kurrfarë rezistence dhe i kalon ditët në pritje të gruas së tij, që prej dy vitesh ishte ndarë nga jeta.
 
Një vorbull historish, emocionesh dhe ndjenjash që do t’ju lënë pa frymë, të martën dhe të mërkurën në Teatrin Kombëtar.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten

'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten