"Tatimet", Bylykbashi: Mosngritja e
Komisionit Hetimor, antikushtetuese
Partia Demokratike e ka cilësuar si antikushtetuese rrëzimin e kërkesës së opozitës nga mazhoranca për ngritjen e një Kominisioni Hetimor për çështjen e vjedhjes së serverit të tatimeve.
TIRANE - Partia Demokratike e ka cilësuar si antikushtetuese rrëzimin e kërkesës së opozitës nga mazhoranca për ngritjen e një Kominisioni Hetimor për çështjen e vjedhjes së serverit të tatimeve.
Sipas deputetit demokrat, Oerd Bylykbashi, kjo është një përpjekje tjetër e mazhorancës për të penguar transparencën. Sipas Bylykbashit argumentat e mazhorancës për mosngritjen e Komisionit Hetimor nuk janë të bazuara në ligj ndërsa kërkoi zbatimin e menjëhershëm të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ngritjen e Komisionit Hetimor për vjedhjen e serverit të tatimeve.
“Siç e dini ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që ka bërë nul vendimin e Kuvendit që refuzoi kërkesën tonë për ngritjen e komisionit hetimor. Për fat të keq ajo që duhet të denoncoj sot pas një tentative të papranueshme dhe të turpshme për ta çbërë këtë kërkesë, duke e rrëzuar në mënyrë antikushtetuese, sic tha vendimi i Gjykatës Kushtetuese, kemi një një tentativë të re për të penguar transparencën. Edhe pse tashmë ka një vendim Gjykate i cili është në fuqi dhe është i detyrueshëm për zbatim menjëherë nga Kuvendi, sot ne patëm një tentativë të re për ta vonuar dhe mundësisht për ta bllokuar kërkesën e opozitës. Argumentet e tyre vetëm në ligj nuk bazohen. Ajo që sot mbetet imperative është që sot ka një kërkesë të grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për të cilën nuk është investuar Kuvendi ligjërisht.” theksoi Bylykbashi
Bylykbashi shtoi më tej se Kryetari i Kuvendit duhet të fusë sa më shpejt në axhendë sipas tij ngritjen e Komisionit Hetimor, ndërsa shtoi se në ditët në vijim grupi parlamentar i PD do të depozitojë kërkesën për futjen në rend dite në Kuvend të kësaj çështje
“Është detyrë urgjente e Kryetarit të Kuvendit që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi bazën e nenit 132 të Kushtetutës dhe Kuvendi të ngrejë menjëherë këtë komision hetimor. Ne do të depozitojmë sot menjëherë kërkesën që Kryetari i Kuvendit, pa vonesë, të proçedojë dhe të vërë në kalendarin e punës dhe në axhendën e seancës të ardhshme plenare kërkesën e opozitës për ngritjen e Komisionit.” tha Bylykbashi
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67.1%
-
Të gabuar
22.5%
-
Nuk kam mendim
10.4%
Vota total: 1391
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mblidhet Këshilli Bashkiak, betohet anëtari më i ri i komunitetit rom! Veliaj: Moment historik, do rishikojmë edhe buxhetin, Tiranës i duhet stadiumi i rijetëzuar
16 Janar, 16:48
-
Armëpushimi në Gaza, reagon Ministria e Jashtme: Hap i domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit
16 Janar, 16:38
-
Lezhë/ Mjeti i tonazhit të rëndë dëmton linjat elektrike dhe internetin, rrezik për banorët dhe drejtuesit e mjeteve
16 Janar, 16:33
-
LIVE-Hapet Vila 31 e Enver Hoxhës si rezidencë për artin shqiptar e të huaj
16 Janar, 16:28
-
Ja pse Michelle Obama nuk do të jetë në ceremoninë e betimit të Trump më 20 janar
16 Janar, 16:28
-
Ministri i Brendshëm takim me hologun çek në Pragë, mbështetje e palëkundur për integrimin e Shqipërisë në BE, thellohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë
16 Janar, 16:21
-
Itali/ Dyshohej si pjesë e grupit të trafikut të drogës, 20-vjeçari shqiptar ‘ngre në ajër’ me makinë oficerin e policisë gjatë operacionit për arrestim
16 Janar, 16:19
-
Myrto Uzuni vazhdon rebelimin, drejtori i Granadas: Të paguajë 12 milionë euro dhe të largohet
16 Janar, 16:11
-
Itali/ ‘Skifteri’ shqiptar plagos me makinë në ndjekje policin, arratisen bashkëpunëtorët, pranga 32-vjeçarit
16 Janar, 16:05
-
Kryeministri Rama nesër takim me drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve
16 Janar, 15:57
-
Derbi ikonik Juventus-Milan ndez fundjavën në Seria A
16 Janar, 15:37
-
TikTok po përgatitet për mbylljen në SHBA nga e diela, Trump mund të bllokojë ndalimin e platformës me 90 ditë
16 Janar, 15:37