TIRANË – Komisioni i Reformës Territoriale ka dëgjuar sot sugjerimet dhe vrejtjet e tre institucioneve të pavarura, si Avokati i Popullit , KLSH-ja dhe ILDKPI-ja. Ato janë shprehur pro reformës territoriale .
KLSH-ja ka propozuar që numri i personelit në njësitë administrative për 1000 banorë të mos kalojë në dy, duke ndikuar kështu në uljen e kostove. Po ashtu, raporti i të ardhurave të gjeneruara nga vetë njësitë vendore në totalin e të ardhurave të jetë jo më pak se 40% si edhe të shihet bashkimi vullnetar i njësive.
Avokati i Popullit ka theksuar se gjatë 2013-ës janë paraqitur 580 ankesa nga qytetarët për veprimet e INUK, për probleme strehimi , asistence etj. duke u bashkuar me idenë e ILDKP-së se ndarja e re do ndikojë më mirë në zgjidhjen e këtyre problem dhe në luftimin e korrupsionit.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com