Revista presitigjioze “The Economist” i ka kushtuar sërish vëmendje zhvillimeve politike në Shqipëri në prag të marrjes së mandatit të qeverisë nga “njeriu i Rilindjes, Edi Rama” ose “Kamelotit të i ri me karakteristika shqiptare”, siç e quan ajo.
Në një shkrim të botuar dje, kjo revistë thekson vështirësitë që pritet të hasë qeveria e re, duke filluar nga përmbushja e premtimeve të fushatës elektorale si hapja e vendeve të punës apo e premtimit për poste ndaj partive të koalicionit, që presin të bashkëqeverisin.
“Shqiptarët ishin të gatshëm për një ndryshim nga koha e Sali Berishës, një figurë e tmerrshme që dominoi politikën për dy dekada,”- shkruan revista. – “Por, edhe pse ky vend është ndër të paktit që nuk ka përjetuar rënie, problemet me krimin dhe korrupsionin kanë çuar në ngadalësimin e integrimit të Shqipërisë në BE. Pas tre vjetësh përpjekje të dështuara, ajo mund ta fitojë statusin kandidat në dhjetor.”
Revista e konsideron parnetin kryesor të koalicionit, Ilir Metën, si një bashkëqevrisës. Pra, sipas saj, “z.Rama duhet të lëvizë shpejt, pasi partitë e koalicionit presin të shpërblehen me pune dhe ato do të bashkëqeverisin si fillim, por më pas, nëse do të shfaqen luhatje apo dobësi, do të shfaqen edhe “thikat”.

(Faksimile e shkrimit të botuar nga "The economist"
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com