TIRANE- Guvernatori Ardian Fullani, është personi i fundit që do të pyetet nga prokuroria e Tiranës. Duket se prokuroria po ndjek një strategji ku fillimisht kërkon të dëgjojë gjashtë anëtarët e Këshillit Mbikqyrës dhe më pas të dëgjojë dëshminë e kryetarit të këtij këshilli Ardian Fullani. Ky i fundit është vënë përpara akuzave të opinionit publik dhe nga politika deri diku, duke ju kërkuar të dorëhiqet nga posti i drejtuesit të Bankës së Shqipërisë. Por fakti, që deri më sot prokuroria e Tiranës nuk ka ngritur asnjë akuzë në drejtim të tij, Fullani vijon të qëndrojë i qetë si guvernator.
/Shqiptarja.com












