"Thumanë-Kashar"/ Qeveria pikë
bonus projektit të Gener 2

"Thumanë-Kashar"/ Qeveria pikë<br />bonus projektit të Gener 2<br>
Qeveria ka miratuar vendimin që i jep një bonus prej 8.5 pikësh kompanisë Gener 2 lidhur me projektin e paraqitur si ofertë e pakërkuar për ndërtimin e rrugës Thumanë-Fushë Krujë-Vorë-Kashar.

I pari që ka dhënë lajmin ishte kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjetet sociale ku shkruante se tashmë ishte hapur drita e gjelbër për projektin e dytë të paketës “One Billion”. “Qeveria i hap rrugën projektit të dytë të Programit 1 Miliard për Rindërtim, aksi Kashar – Thumanë, segment me rëndësi të posaçme për infrastrukturën rrugore të Shqipërisë që duam. Ndërlidhje më e shpejtë dhe më e sigurtë e Veriut me Kryeqytetin” shkruan Rama.

Miratimi i bonusit për Gener 2 i hap rrugë tashmë procedurës normale të garës për ndërtimin e rrugës por që, falë ofertës së pakërkuar, ajo do të jetë e avantazhuar nga pikët. Projekti i propozuar për rrugën është ndërtim dhe mirëmbajtje. E gjithë kontrata parashikohet të realizohet në 10 vjet, ku dy vitet e para janë ndërtim dhe 8 vite janë mirëmbajtje.

Kostoja e ndërtimit parashikohet të jetë në vlerën 244 milionë euro. Ky shpenzim, parashikohet të kryhet në një kohëzgjatje 24 mujore. Kostot totale të projektit do të përfshijnë shpenzimet kapitale dhe mirëmbajtjen rutinë. Mirëmbajtja do të fillojë nga viti i tretë dhe do të zgjasë për 8 vite.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë