Në peninsulën e Krimesë, të aneksuar nga Rusia prej Ukrainës në muajin mars, ka nisur një mani ndaj tigrave amur, të preferuarit e presidentit Rus Vladimir Putin.
Putin i dashuron këto felinë grabitqarë dhe prej vitit 2010 ka nxitur rritjen dhe shumimin e tyre në kopshte zoologjike të posaçme, për t’i lëshuar më pas në habitatin e tyre natyral.
Madje ai për ditëlindjen e tij të 56-të në vitin 2008 ju prezantoi të gjithëve këlyshin e tij amur. Dy prej këlyshëve që gjenden në kopshtin zoologjik, për shkak se lindën në ditën ku u zhvillua referendumi për pavarsinë e Krimësë, janë quajtur “referendum” dhe “pranverë”.
Në park këlyshët jetojnë të ndarë nga pjesa tjetër e kafshëve dhe të vendosur në një ambient të ngjashëm me atë të një habitati natyror, mbahen nën vëzhgimin e një tigri të rritur.
Drejtori i parkut Oleg Zubkov thotë se ndihet entuziastë për programin e rritjes dhe lirimit në botën e egër të tigrave dhe mendon se ata janë stërvitur në mënyrën e duhur për t’u përshtatur sa më mirë.
Në qytetin e Moskës këto kafshë nuk mbahen vetëm në kopshtet zoologjike, por për shkak të origjinës së tyre Siberiane dhe nxitjes për ruajtjen e tyre si specie tepër të rëndësishme, së fundmi janë shfaqur dhe në programet për fëmijë si karaktere specialë në seriale të animuara.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com