"Tirana Film Festival", Veliaj: Ju
 ftoj të mos humbisni premierat

"Tirana Film Festival", Veliaj: Ju<br /> ftoj të mos humbisni premierat
Për të gjithë dashamirësit e kinemasë “Tirana International Film Festival” më 28 tetor hap edicionin e 13-të ku do të marrin pjesë plot 111 filma.

Aktiviteti është promovuar edhe nga kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili në një postim në rrjetin social “Facebook” i fton të gjithë dashamirësit të bëhen pjesë e kinemasë.

Veliaj fton qytetarët të mos humbasin disa nga filmat që do të shfaqen premierë 5 netët e këtij festivali.

Ndaji me miqtë netët e Tirana Film Festival. Një javë kushtuar kinemasë dhe artit gjithëpërfshirës. Mos humbni “Pasolini Day”, “Burrnesha” nga Laura Bispuri, “Babai” nga Visar Morina etj. Fillon nesër, 28 tetor, deri në 5 nëntor tek Kinema Agimi dhe Millenium. Mos thoni nuk e dinim #‎Tirana ‪#‎Rinia ‪#‎Kulture”, shkruan Veliaj.

Janë 111 filma pjesëmarrës që para se të vinin në TIFF kanë prekur kinematë dhe publikun e Kanës, Berlinit, Venecias dhe Karlovi Varit. Festivalin e hapin dhe mbyllin dy premiera shqiptare, “Burrnesha” nga Laura Bispuri dhe “Babai” nga Visar Morina. Hollywood Foreign Press Association e ka renditur Tirana International Film Festival mes 102 Festivaleve më të rëndësishme botërore për vitet 2015-2016.
 
 

Ndaji me miqtë netët e Tirana Film FestivalNjë javë kushtuar kinemasë dhe artit gjithëpërfshirës. Mos humbni “Pasolini Day”, “Burrnesha” nga Laura Bispuri, “Babai” nga Visar Morina etj. Fillon nesër, 28 tetor, deri në 5 nëntor tek Kinema Agimi dhe Millenium. Mos thoni nuk e dinim :) #Tirana #Rinia #Kulture

Posted by Erion Veliaj on Tuesday, October 27, 2015


Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Rebelët ‘gjueti’ emigrantësh në Angli! Sulmohen hotelet e azilkërkuesve, xhamitë e dyqane

Rebelët ‘gjueti’ emigrantësh në Angli! Sulmohen hotelet e azilkërkuesve, xhamitë e dyqane