"Topi i Artë" tifozët e Ronaldos
"sulmojnë" shtëpinë e Mishel Platini

"Topi i Artë" tifozët e Ronaldos<br />"sulmojnë" shtëpinë e Mishel Platini
Kur duhen edhe pak ditë nga ceremonia e “Topit të Artë” që do të zhvillohet ditën e hënë në Zvicër, fansat e Ronados nuk e kanë harruar deklaratën e Presidentit të UEFA-s, Platini për favorizimin e portierit të kombëtares gjermane, Nojer për çmimin.
 
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, fansat e Ronaldos, aq sa gola ka shënuar portugezi vitin 2014, 61 kanë mbledhur po kaq topa duke i shkelmuar në shtëpinë e Presidentit të UEFA-s, francezit Platini.
 
Fansat e Ronaldos sikur tregohet në video në orët e para të mëngjesit kanë nisur të shkelmojnë në ambientet e vilës 61 topat duke shkaktuar alarm dhe duke zgjuar personelin që ndodhej brenda shtëpisë së Platini.
 
Kujtojmë që një agjenci portugeze ka nisur një nismë me titullin “Të largojmë Platini”.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'

'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'