Në vetëm pak ditë, Patra Lazslo u kthye në një nga personat më të urryer në botë, pasi pengoi një refugjat bashkë me të birin, ndërsa ndiqeshin nga policia hungareze. Kameramanja hungareze tashmë është pushuar nga puna dhe rrezikon burgun për veprimin që bëri.

Urrejtja që ka mbjellë gjesti i saj tek njerëzit në mbarë botën, e detyroi këtë të fundit të kërkojë falje publike, duke shtuar se nuk është një mostër. 

Qindra emigrantë kaluan kordonin e policisë dhe njëri prej tyre po vinte me shpejtësi drejt meje. Kjo gjë më trembi saqë kur më kaloi pranë, diçka më nxiti brenda vetes të bëja atë veprim. Në atë moment besoja se do sulmohesha dhe duhej të mbrohesha. Më vjen shumë keq për sa ndodhi, dhe meqë jam nënë edhe unë, ndjej keqardhje për çka i ndodhi atij fëmije. Nuk jam njeri pa shpirt sikurse shkruhet për mua, as raciste nuk jam. Kështu që nuk e meritoj gjuetinë e shtrigave që është hapur kundra meje dhe kërcënimet me vdekje që marr çdo ditë. Tanimë jam thjesht një nënë e papunë, që në një situatë paniku mori vendimin e gabuar. Më vjen vërtet keq”, tha Petra Lazslo.