"Under 17", Shqipëria pëson një disfatë 3-0 nga rivalët serbë

"Under 17", Shqipëria pëson një disfatë 3-0 nga rivalët serbë
Dy ndeshje dhe dy disfata të thella për teknikun Mustedanagic. Shqipëria U-17 pësoi një humbje të hidhur 3-0 me Serbinë, në ditën e dytë të ndeshjeve të Elite Round, e që pason atë 4-0 me Holandën.

Kuqezinjtë e drejtuar nga boshnjaku Xhemal Mustedanagiç luajtën me dhjetë lojtarë nga minuta e 22-të, pas kartonit të kuq të Eralb Sinanit. Vejko Simiç 32’, Milosh Veljkoviç 58’ dhe Filip Jankovic 67’ ishin autorët e golave të Kombëtares U-17 të Serbisë së drejtuar nga Nenad Sakic.

Në dy ndeshje Kombëtarja jonë ka pësuar shtatë gola, pa mundur të shënojë asnjë, duke dëshmuar se jemi ende të papërgatitur për të luajtur në nivel të lartë. Ndeshja e tretë dhe e fundit e Shqipërisë është ajo kundër Irlandës, e programuar më 27 mars.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Kukës, fshati Çajë pa rrugë, në kërkim të turizmit malor! Kryebashkiaku: Presim fonde nga qeveria për rrugën

Kukës, fshati Çajë pa rrugë, në kërkim të turizmit malor! Kryebashkiaku: Presim fonde nga qeveria për rrugën