Një vajzë e cila vuante nga kanceri në stomak, e njohur në mediat sociale për kurajën, forcën dhe humorin e treguar gjatë betejës me sëmundjen, ka vdekur në spital më 13 maj.

21 vjeçarja Fisun Yurdusever, e njohur si ‘vajza me buzëkuq’ në mediat sociale, dhe e cila ishte vetuar për të vazhduar jetën normalisht pavarësisht kancerit ka ndërruar jetë.

Pas trajtimeve me kemioterapi dhe radioterapi, ishte zbuluar se kanceri ishte përhapur në sistemin e saj skeletor, pavarësisht se ajo ishte detyruar të hiqte disa organe.

Më 2 shkurt në një intervistë për mediat turke, ajo kishte thënë se kurrë nuk e kishte humb shpresën për përmirësimin e shëndetit, transmeton Express.

“Pasi zbulova kancerin, vazhdova të publikoj fotografi të mijat në Instagram. Këto janë fotografi pozitive por nganjëherë unë isha në depresion dhe edhe ato i kam publikuar gjithashtu. Por gjithmonë jam e fortë. Nuk kam humbur kurrë kënaqësinë e jetës”, kishte thënë ajo.

vajza me kancer

vajza me kancer


vajza me kancer

vajza me kancer

Marrë nga Gazeta Ekpress

Redaksia Online

(xh.k/shqiptarja.com)