"Vend i sigurt", Gjermania i refuzon
azil kosovarëve, kthen 60 persona

"Vend i sigurt", Gjermania i refuzon<br />azil kosovarëve, kthen 60 persona
60 shtetas kosovarë janë depërtuar nga Gjermania, ndërsa ishin duke kërkuar azil në këtë vend. Kjo masë e Berlinit ka ardhur me vonesë për shkak të mungesës së dokumenteve nga ana e azilkërkuesëve.
 
Të gjithëve iu ishte refuzuar kërkesa për azil. Shumë azilkërkues shkatërrojnë pasaportat e tyre pas mbërritjes në vendin e tyre destinacionit. E kështu autoritetet gjermane e kanë të vështirë të bëjnë largimin e tyre në kohë të shkurtër.
 
Autoritetet gjermane kanë thënë se nuk do të pranojnë asnjë kërkesë për azil nga vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi këto vende janë vend e të sigurta origjine.
 
Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria u shpallën si vende të sigurta origjine në muajin shtator, duke bërë qytetarët e saj automatikisht të mos kenë të drejtë për azil.
 
Gjermania gjithashtu do të largojë edhe azilkërkuesit nga Pakistani dhe disa vende afrikane, pasi edhe këto janë shpallur si vende të sigurta origjine.  
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe