Kompania e ndërtimit, "Victoria Invest", me pronar Fatmir Kuçin i cili aksidentoi për vdekje dje në plazhin e Himarës një turist rus, po ndërton një port jahtesh dhe një kompleks turistik në Kalanë e Turrës, në Kavajë.
Projekti koncesionar parashikon ndërtimin e hapësire për akomodimin e mjeteve të vogla lundruese si dhe mjeteve turistike. Investimi për portin e jahteve kap shifrën e 20 milionë euro. Porti do të ndërtohet në plazhin pranë kalasë së Turrës, e cila gjendet rreth 12 km larg rrugës nacionale Kavajë-Rrogozhinë.
Kompania "Victoria Invest" ka fituar tenderin në bashkëpunim me kompaninë zvicerane FINSEC.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com