"Washington Times": Bujaria ndaj
Greqisë duhet të përfundojë
"Washington Times" në një kryeartikull të saj thotë se është gabim që Greqisë t’i jepet një ndihmë e re dhe thekson se për krizën e ka fajin mungesa e moralit nga ana e Greqisë. WT rreshtohet qartë kundër një pakete tjetër ndihme për Greqinë.
Gazeta amerikane në një kryeartikull të saj thotë se është gabim që Greqisë t’i jepet një ndihmë e re dhe thekson se për krizën e ka fajin mungesa e moralit nga ana e Greqisë.
Një sulm frontal kundër Greqisë dhe Europës lëshon sot gazeta prestigjioze Washington Times, e cila rreshtohet qartë kundër një pakete tjetër ndihme shpëtimi për Greqinë.
“Në tragjedinë greke, karakteri kryesor i mbivlerëson zotësitë e tij, duke shkatërruar veten dhe familjen e tij. Politikanët europianë duket se e pranojnë këtë... krenari fatale, duke menduar se mundet të vazhdojnë kreditimin pa pasoja. Hiperbola e tyre e fundit? Një paketë e tretë shpëtimi për Greqinë!”
Pak a shumë kështu fillon editoriali i gazetës, nduke nënvizuar se “Shpëtimi është një dhuratë për politikanët grekë, të cilët dëshirojnë të vazhdojnë të bëjnë punën e tyreashtu si edhe më parë... Është shumë e lehtë për ta që të vazhdojnë të shpërdorojnë pa u menduar paratë e të tjerëve dhe të ecin në hapin antipopullor të preres së shërbimeve publike “të tepërta”, por edhe të shpenzimeve.
Bujaria e Europës ndaj Greqisë nuk mundet të vazhdojë edhe për shumë kohë akoma”!, kështu përfundon, duke nënvizuar faktin se transferta e kapitaleve nga një burokraci e fryrë, në një burokraci edhe më të fryrë do të dëmtojë, nuk do të mbështesë e përforcojë zhvillimine pritshëm.
“Bujaria e Europës ndaj Greqisë nuk mundet të vazhdojë edhe për shumë kohë akoma”, thekson në mënyrë karakteristike gazeta, duke nënvizuar se Greqia gjendet në këtë situatë fillimisht e kryesisht për shkak të imoralitetit të saj dhe politikanëve të saj.
Editoriali mbyllet me besimin se derisa Europa të tregojë edhe një herë tjetër bujari kundrejt Greqisë, Greqia do të vazhdojë të vuajë nga papunësia dhe recensioni, do të vazhdojë të prodhojë të papunë, krizë ekonomike, politike e sociale...
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
64.2%
-
Të gabuar
24%
-
Nuk kam mendim
11.8%
Vota total: 3870
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Parashqevi Simaku shtrohet në psikiatri, psikologia: Të trajtohet me dëshirën e saj, jo atje! Mërtiri: Ekspozimi ia rëndojë problemet, të ndihmohet nga shteti
17 Janar, 20:10
-
J.D Vance, profili i një prej nënpresidentëve më të rinj në moshë në historinë e SHBA-ve
17 Janar, 20:03
-
Itali/ Po shkëmbenin 1,1 kg kokainë, arrestohen 4 shqiptarët pranë stacionit të trenit! Tentuan të hidhnin drogën në rrugë dhe të arratiseshin
17 Janar, 20:03
-
Rusia dhe Irani nënshkruajnë marrëveshje të gjerë partneriteti
17 Janar, 19:58
-
Temperaturat e ulëta, Trump do ta bëjë betimin brenda Kapitolit
17 Janar, 19:54
-
Berat/ Aksident i rëndë në Moravë, makina godet për vdekje këmbësoren 30-vjeçare, shpëton për mrekulli fëmija i saj 2-vjeçar!
17 Janar, 19:43
-
Itali/ Trafikanti shqiptar me ‘ide gjeniale’, e fsheh kokainën në zilen e biçikletës! Nisi të dridhej prej nervozizmit dhe frikës kur iu afruan policët
17 Janar, 19:37
-
Armëpushimi Izrael-Hamas, ish-diplomati: Mendoj se Trump ka rol, ka mik Netanyahu ashtu dhe Erdoganin! Eksperti: Gaza duhet të rehabilitohet
17 Janar, 19:31
-
Ardhja e Trump dhe ndikimi në Ballkan/ Ish-diplomati: Takimi me Putin do ripërcaktojë gjeo-politikën në Europë! Eksperti: Politika amerikane nuk ndryshon
17 Janar, 19:15
-
Gjirokastër/ Zjarr në një banesë, shkak dyshohet masa elektrike në aspiratorin e kuzhinës!
17 Janar, 19:13
-
Prekëse, qeni endacak çon këlyshin e saj të sëmurë të klinika veterinare (VIDEO)
17 Janar, 19:04
-
21 Janari/ Mbesa e Ziver Veizit: Disponohen prova dhe fakte të rëndësishme! E indinjuar me zvarritjen dhe pse hetimet nuk drejtohen te urdhëruesit
17 Janar, 18:53