"Znj.Kumbaro, sa komode ministria 
 juaj...dhe aktorët dridhen në prova"

"Znj.Kumbaro, sa komode ministria <br /> juaj...dhe aktorët dridhen në prova"
TIRANË - Art fjalë magjike. Po kush e kupton?! Yt vëlla regjizori i njohur Arben Kumbaro, për të cilin kam mirënjohje deri në vdekje, sepse më ka krijuar mundësi të hyp në skenën e Teatrit Kombëtar,shfaqja “Franku i Pestë”, ku më besoi rolin e Presidentit të Republikës. Ekzatema Mirela Kumbaro. Arben Kumbaro më ka bërë të dridhem nga ndjenjat e mjeshtërisë së aktorit. Profesioni ynë.

Dhe dua t’ju them me këtë shkrim shko njëherë në prova aktorësh dhe në dy institucionet Kombëtare në Teatrin e Kukullave, Opera, Ansambël Kombëtar dhe në Cirk. Në të trija këto institucione, unë kam përvoja bashkëpunimi si aktor. Dhe dua t’ju kujtoj kushtet janë mjerane. Egzaktëmo. Si mund të bëhet art duke u dridhur nga të ftohtët nga prishja e ndjenjave të brendshme të artistëve; aktorë, piktorë, regjizorë, balerinë, valltarë, këngëtarë, instrumentistë, akrobatë.

E dini që prishja e ndjenjës së brendshme është armiku kryesor i artistëve. Në ministrinë tuaj, kushtet janë të shkëlqyeshme(formidable), i kam pare vetë. Flitet e ç’nuk flitet për artistët?! Po administrata që ngrohet nga lartë poshtë. Kurse ne dridhemi. Atëherë e kthejmë te Administrata e Artit. Ec e shiko kushtet mjerane të këtyre institucioneve. E kërkoni kontrata. Si duhen bërë këto kontrata kur në Shqipërinë tonë flitet për bukën e gojës. Heronj kanë qenë e jemi ne artistët. Kontrata kanë bërë të nderuarit Inva Mulaj, Sajmir Pirgu, Ermonela Jaho, Agim Hushi e të tjerë artistë me teatrot botërorë që nuk flitet për bukën e gojës nga ana e tyre.

Po po bëjnë Art dhe janë krenarë si shqiptarë. Atëherë si i thua kësaj ti?!
Ku është ish-Kinostudio Shqipëria Sot, u shpërbë faji mbetet jetim!! Shteti po i përsërit prapë me tre institucionet kombëtare. Po si mund të jetë një shtet pa artin kombëtar të vetin, pa traditat artistike të shqiptarit?! Pa himnin kombëtar!!!

Vihen e hiqen titullarë të institucioneve kombëtare dhe artistët kërcënohen me heqje nga puna me pseudonimin kontratat e famshme!! Vetë arti është disiplinë artistike. Po disiplinë arti e jo shkatërrim nga ana e “titullarëve të famshëm” që drejtojnë institucionet. Detyrimet ligjore i mësojmë dhe i dimë tashmë ne që kemi nga 10 vite pune. Po ju a i dini ku këto titullarë shkelin ligjin. E ju i mbroni. Edhe me mua Alfredin si invalid fizik i lindur, u shkel ligji nga ana e titullarëve që ju  keni emëruar. Kam punuar me passion e tua shpërblej të gjithë atyre njerëzve që më kanë ndihmuar mua si Alfred. Jam i vetmi deri më sot që kam mbaruar arsimin e lartë për aktor që kur është hapur ajo shkollë, e deri më ditët e sotme. Nuk kam thënë kurrë jo për rolet që më kanë besuar regjizorët.

Nga shumica e roleve kryesore deri dhe në figurant kam luajtur e nuk kam thënë kurrë jo. Jam veshur sipas personazheve që kam luajtur në teatër në të nxehtë e të ftohtë e kurrë nuk kam thënë jo. Pasioni ne artistëve na bën të harrojmë gjithçka. Shiko në teatrot e Europës dhe të Amerikës kushtet janë të mrekullueshme (formidable) e bëhet art. Po art me të gjitha kushtet, ku kryesorja është disiplina e artit. Ku artisti hyn i qetë, i ngrohur dhe pa kokëçarje nga titullarët e atjeshëm. Jo si këtu ke ne që vlera kan administratat. Jo artistët. Artisti vjen i mbushur nga dita e parë e provave dhe ja rishfaq regjizorit kur bëjnë prova.

E jo ti thotë titullari të mbaroj kontrata s’të ngroh dot jeni të paaftë, rol nuk ke se dua unë kështu. E si mund të bëhet art kështu. Edhe me mua kështu u veprua. Po si u hidhkam në rrugë të madhe me një të shkelur të trunit. Shqipëria vendi im i adhuruar ka nënshkruar konventat për njerëzit me aftësi të kufizuar, ku dhe ligji për ne është shumë i qartë. Atëherë si u veproka kështu ku nuk kam asnjë këshillim asnjë vërejtje as një paralajmërim. Apo u vunë majmunët të hanë banane dhe bëhu dhe ti Alfred majmun e ha lëvozhgën.

Jo Mirel, je në rrugë të ç’rregullt me artistët. Sepse ti nuk mund të qash në skenë si të teatrit ashtu edhe të filmit. Kurse artist i vërtetë qan dhe qesh. Ku gjen ngrohtësinë shpirtërore. E kjo është më e shtrenjta e artistit. Skena, filmimet në rrugë, studio, etj, gjëra që s’po i shkruaj. E flisni për kontrata fëmijësh që formulohen nga pseudotitullarë e juristë (të paaftë), të dhjaftë.
Ty nuk ta fal, se je motër artisti dhe ti asnjëherë nuk vjen të shohësh as paraardhësit e tu, si punojmë ne në këto institucione ku na thërret qameti.

Jo Mirel (NO) jemi njerëz dhe unë jam njeri Alfredi që dola para kryeministrisë për largimin tim nga puna. Revoltën e kam akoma nga brenda dhe prapë do të shkruajë. Bisedo me artistët e jo me titullarët, ne jemi e jo titullarët që harrojnë sesi kanë punuar më parë. Mos luaj me bukën e gojës së tyre ku dhe sëmundjet profesionale bëjnë punën e tyre. Si do të vinte ty që unë të bëja ndaj fëmijës tënd ose nipit tuaj po të ishte me aftësi të kufizuara. Jo Mirel nuk do e bëja e s’kam për ta bërë këtë gjë. Nga ime ëmë kam gjënë më të shtrenjtë Mirënjohjen, dhe e kam deri në vdekje. Kam gabuar dhe unë e i jam lutur Zotit të më falë , ai e din.

Po me mirënjohjen e disa njerëzve që më kanë ndihmuar kurrë nuk do t’jua harroj deri në vdekjen time do u jem mirënjohës. Është shkruajtur pjesë për mua Alfredin e nuk po e miratojnë gjoja bordi artistik. Po pjesët e “famshme” që po vihen në skenë pa pikë vlere artistike.

Jepen para nga taksa paguesit , populli dhe asgjë interesante, pjesë komplet amatoreske. Vijnë shikuesit e vegjël me prindër në këto “ gjoja shfaëje të bukura” se i shtyn pasioni i fëmijëve për të parë shfaqe të re. dhe mbas një jave as që nuk mbushet salla më. E pse nuk mbushet sepse nuk kanë cilësi artistike sepse këshilli artistik i famshëm nuk njeh profesionalizmin e teatrit të kukullave. Vunë shfaqje për 65- vjetorin  e teatrit shfaqje ruse a thua se nuk ka autorë, skenaristë shqiptarë vendi ynë. Ka plot profesionistë.

Po nuk u a japin mundësinë, sepse të aftin e përçmojnë. Që në kohën e famshmes Diamantit janë vendosur tri pjesë të bukura: “Arushi që nuk donte të mësonte muzikë”, autore përralle -Tatiana Sini. Skenar regji – Mirketa Çobani; Versioni modern “Shtatë kecat dhe ujku”, skenar regji – Ermira Gjata; Kësulkuqja, regji Paulo Kamentale(Italian), e skena mbushet i thonë që në 2005 që janë vënë. Vazhdojmë “Ulërima e pyllit”, skenar regji- Mirketa Çobani më 2006; “4 shokë për kokë”, skenar regji Aurora Qazimi. Më pas vjen pjesa shumë e bukur “Princesha Teutë”, po Paulo Komentale në kohën e Monika Lubonjës që salla mbushet plot e përplot.

A ka vend për vërejtje në këto pjesë, sigurisht që ka po kryesorja është se ka art. Po pjesa e bukur “Miss Pylli”, skenar Leonard Daliu. Teatri ynë ka pjesë që i shkojnë shumë shumë vite në repertor. Është specifika e tillë e Teatrit të Kukullave dhe ka emërtesën Teatri I Kukullave.
 
A e di se çfarë po bën Mirel?!
Po ti nga vjen e ku shkon a e di se çfarë po bën Mirel. Sigurisht që nuk e din. Egzaktema. Përse nuk i shpëton jetën këtyre institucioneve kombëtare?! Kemi të bëjmë me trupa profesionistësh e jo me qytetarë katundi të madh. Si do të vinte ty që për mu i nderuari Arben Kumbaro të vijë në teatër të kukullave e të vendosë pjesë teatrale ndaç me kukulla , ndaç kukull personazh hije apo me maska, po prapë personazhi është njeri që i luan këto.

Po aktor profesionist. Sigurisht që do i binte plasja se nuk do gjente profesionistë. E shfaqja do i dilte amatoreske, e do i vinte plasja nga pseodokontratat i bën e motra ministre. Ashtu siç i vjen zinxhiri nga klasa e parë e deri në mbarim të gjithë ciklit mësimor të mesëm e të lartë ashtu është dhe profesioni ynë që luajmë në teatrot kombëtare. Dhe ne të rinjtë që u bëmë profesionistë fituam shumë nga aktorët më të mëdhenj në moshë ashtu siç mësuam dhe këta nga dy brezat para tyre. Prandaj repertori ruhet që të rinjtë kur zëvendësojnë aktorët që dalin në pension i shohin pjesët ose dhe zëvendësojnë aktorët.

Dhe regjizorët e rinj ku do mësojnë?! Duke mos parë shfaqje profesionistësh si nga aktorët ashtu dhe regjizorët e vjetër në profesion, shfaqet u dalin bajate e pa cilësi, siç po i shohim në këto 3 vitet e fundit. Shfaqet njerëzore janë me interpretim të drejtëpërdrejtë në skenë. Shfaqet me kukulla nga lartë me gropë janë me regjistrim zëri po kështu edhe ato me maska janë me regjistrim zëri e të tjera gjëra që s’ti shpjegoj dot se nuk do i kuptosh se nuk je e profesionit tonë ashtu siç nuk i dinë pseudo titullarët profesionistë. Edhe unë nuk i kam ditur këto gjëra në teatër të kukullave po pikërisht këtu është e bukura dhe e vështira se mësohet profesializmi.

Po nëse ju do u çonin të jepni një shfaqje të bukur profesionistësh në gjuhën frënge dhe aty do gjenit një trupë me njerëz me aftësi të kufizume, sigurisht do thoshe: Que je vise d’enfer. Në shqip do thotë: Ju pafsha në ferr. Kurse regjizori Sajmir Kumbaro i ka aktivizuar këta njerëz. E mirënjohura Ermira Gjata po kështu i ka aktivizuar në film. Flokëbardha Mirketa Çobani ka vendosur shfaqje me njerëz të aftësive të kufizume e gjithë trupa ishte me të tillë njerëz. A shkoni ndonjëherë t’i shihni këto, sigurisht që jo. Shkoni shkoni dhe shikoni se ç’bëjnë këto njerëz me aftësi të kufizuara. E sa për dijeninë tuaj kam luftuar fort që teatri ku unë luaj të rimerrte emrin e humbur Teatri i Kukullave dhe luftova dhe e remora emërtesën e humbur, nga pseododemokratët që ishin në pushtet. Jam i vetmi nga meshkujt aktorë që i vajta në zyrë.

Ferdinand Xhaferit ish ministër kulture në kohën e PD as edhe një aktor nuk më shoqëroi veçse flokëbardha aktore pensioniste Mirketa Çobani. Ja dolëm faqebardhë me Ferdinand Xhaferin. E më pas kam shkruajtur në gazetë ku i jam drejtuar Sali Berishës kryeministër haptazi që ky teatër të marrë emërtesën e humbur. Ja kam argumentuar e fitova. Se sa për sindikatat, këtu ka s’ka art, sindikat s’ka.

A duhet reformë në art sigurisht që duhet bërë po në favor të artistëve heronj që punojnë në kushte çnjerëzore. Shumë shpejt do dalë sindikata e artistëve me vendim gjykate sipas ligjeve dhe po ju them artistëve të bashkohen me ne në këtë sindikatë të mirë me artistë ku do luftojmë që të fitojmë të drejtat tona e jo të na përkëmbi pleshtat e qoftë siç na kanë mashtruar këto 8 vite që kam qenë pjesë e pseudo sindikatës ku status ii artistit do jetë i dytë.

Po pas moscënimit të vendit të punës të artistit që do jetë detyra e parë e kësaj sindikate me Rudi Satën në krye, do të luftoj me të gjitha rrugët ligjore si Alfred, aktor me aftësi të kufizuara. Mirel, nëse je motër artisti bëj palë me artistët e jo me pseudo mosprofesionistët. Bëju si e mirënjohura Arta Dade që i ka përkrahur artistët. Bëju si të nderuarit që më kanë përkrahur mua si invalid i lindur, si politikani doktor Zabit Brokaj, si Blendi Klosi. Deri në vdekje u jam mirënjohës unë Alfred Enver Lutfie Zeneli. Art magji = disiplinë. Këtë do artisti i vërtetë.


Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Tërbohet' At.Madrid, pas Gallagher blen Alvarez për 95 mln €! Williams e lë thatë, Barcelona siguron Dani Olmon

'Tërbohet' At.Madrid, pas Gallagher blen Alvarez për 95 mln €! Williams e lë thatë, Barcelona siguron Dani Olmon