Hatia kërkohet për ekstradim për llogari të drejtësisë italiane ku rezulton i dënuar me 20 vite burg për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni. Por këtë herë séance është mbyllur duke marrë në shqirtim provat e paraqitura nga pala mbrojtëse, ndërsa vendimi për ekstradimin ose jo të tij, do të merret në datën 5 mars të këtij viti.
45-vjeçari Alket Hati akuzohet nga drejtësia italiane se ka futur 340 kg heroinë dhe 200 kg kokainë në vitet 2002-2003, ndërkohë që në shtetin Italian ai njihet edhe si “zot i drogës”.
Hatia është arrestuar më 8 korrik të vitit 2017 në Durrës me qëllim ekstradimin e tij. U raportua se gjykata e Durrësit e ka konsideruar të paligjshëm arrestimin dhe të pambështetur në prova. Prokurori e ka dërguar çështjen në apel dhe do të jetë ai që do të vendosë për fatin e 45-vjeçarit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com