SHKODËR- Një 22-vjeçar me iniciale P.Th. ka rënë në prangat e policisë pasi u kap duke ecur me armë zjarri me vete. Policia u sinjalizua nga qytetarët të cilët në fshatin Gudë kanë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri. Gjatë kontrollit fizik të bërë ndaj 22-vjeçarit policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me 16 fishekë luftarak.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.