TIRANË- Një 39 vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi kanosi tre persona duke qëlluar me armë zjarri në Tiranë. Mësohet se B.B, i është sekuestruar arma tip 'pistoletë' të cilën e përdorte pa leje si dhe arrestimi i tij është bërë nga Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr.3 në Tiranë. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të 39 vjeçarit me tre personat e tjerë në rrugën 'Zydi Herri' ndërsa materialet tashmë i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Komento