Qëlloi në drejtim të një marketi në një fshat të Shkodrës, shpallet në kërkim autori 27-vjeçar! Më herët tentoi edhe ta vidhte

Qëlloi në drejtim të një marketi në një fshat të Shkodrës, shpallet në kërkim autori 27-vjeçar! Më herët tentoi edhe ta vidhte

Foto ilustruese

SHKODËR- Një 27 vjeçar është shpallur në kërkim pasi është identifikuar nga policia si autor i sulmit me armë drejt një market i në fshatin Grudë e Re në Shkodër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:45 të mëngjesit të sotëm, pronari njoftoi sallën operative të DVP Shkodër se ishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të marketit të tij, gjatë kohës që ky biznes ka qenë mbyllur.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, një grup i posaçëm hetimor ka mbërritur në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e plotë të këtij rasti. Falë veprimeve të shpejta hetimore, u identifikua dhe u shpall në kërkim një person  me iniciale L. L., 27 vjeç banues në fshatin “Grudë e Re”.

Nga hetimet paraprake dyshohet se disa ditë më parë 27-vjeçari ka tentuar të vjedhë këtë market por nuk ka mundur të realizojë vjedhjen.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 23/04/2023 16:56

    Vendi i qelbesirave shqiperi nuk do behet as per 1000 vjet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar

Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar