Qylafi e Sislej Xhafaj çojnë artin
shqiptar në Bienalen e Venecias

Qylafi e Sislej Xhafaj çojnë artin<br />shqiptar në Bienalen e Venecias
Edhe pak orë na ndajnë nga Bienalja e Venecias 2017. Edicioni i 57-të i Ekspozitës më të madhe Ndërkombëtare të Artit, do të hapet më 11 maj, ndërsa ceremonia e çeljes së do të mbahet në orën 11:00. Në këtë bienale do të sjellin artin e tyre rreth 86 vende të botës.
 
Vendet që marrin pjesë në këtë bienale janë nga të gjitha kontinentet, ku përfshihen ndër të tjera: Shqipëria, Andora, Angola, Argjentina, Armenia, Australia, Belgjika, Bolivia, Bosnja, Brazili, Kili, Kuba, Qipro e shumë vende të Europës. Tre vendet që do të marrin pjesë për herë të parë janë Antigua dhe Barbuda, Kiribati dhe Nigeria.
  
Ky edicion është kuruar nga Cecilia Alemani, ndërsa president i Bienales së Venecias 2017 është Paolo Baratta, që ka drejtuar rreth 20 edicione, dhe drejtore e kësaj bienaleje është artistja franceze Christine Macel. Shqipëria do të përfaqësohet me projektin e titulluar ‘‘Ndodhi në kohën e tashme’’ të artistit Leonard Qylafit me kuratore Vanessa Joan Müller.
 
Qylafi përmes kësaj vepre do të prezantojë historinë e së shkuarës me një këndvështrim interesant. Artisti shqiptar prezantohet me pikturat e dokumentet personale që sjellin një kontrast midis historive individuale dhe kujtesës kolektive, në një trajtim politik dhe poetik. Duke e krijuar lidhjen e tij me kohën, Qylafi prodhon një ngjashmëri dhe analogji të fortë dhe të re, e cila ngre shumë pyetje, duke e bërë edhe më emocionuese potencialin e dinamikës së narrativave të paraqitura.
 
Kuratorja e veprës që përfaqëson Shqipërinë është Vanessa Joan Müller. Vepra e artistit shqiptar Leonard Qylafi do të vendoset në Sallën e Armëve, kati parë, ndërtesa A. Hapja zyrtare e Pavijonit do të bëhet më 11 maj në orën 14:00.
 
[gallery]22204[/gallery]

Sislej Xhafaj do të përfaqësojë Kosovën 
Në Bienalen e Venecias 2017 arti shqiptar do të përfaqësohet nga një tjetrë artist, Sislej Xhafa me veprën “E humbur dhe e gjetur”, që pëfaqëson Kosovën. Kuratorja e Pavijonit të Kosovës është Arta Agani. Kosova merr pjesë në Bienalen e Venecias për herë të tretë. Para Xhafës, pjesëmarrës ishin artistët Petrit Halilaj dhe Flaka Haliti.
 
Xhafaj ka qenë pjesëmarrës disa herë në këtë bienale dhe, mes tjerash, në vitin 2005, kishte përfaqësuar Pavijonin e Shqipërisë, ndërkaq në vitin 2013 atë të Italisë. Kosova në bienale do të ketë një hapësirë për prezantim prej 84 metrash katrorë dhe është një prej hapësirave kryesore të ekspozitës së përgjithshme. Bienalja do të jetë e hapur për publikun nga 13 maji deri më 26 nëntor 2017.
 
Tema e Bienales së Venecias “Viva Arte Viva” 
“Viva Arte Viva”- "Jetë të gjatë artit", kjo është tema e Bienales së Venecias 2017. Gjatë prezantimit që i bëri presidenti Paolo Baratta, u shpreh se “Edicioni i 57-të sjell risi që projektohen nga tema e ekspozitës, duke nënkuptuar një dialog me artistët.

“Këtë vit është menduar si një manifestim i arteve për të prezantuar vetë ekzistencën e artistit dhe perspektivën e hapësirës së ekzistencës sonë, u shpreh ndër të tjera Baratta”. Ndërsa Christine Macel e konsideron si një ekspozitë të frymëzuar nga humanizmi.
 
“Sot kemi të bëjmë me një botë plot konflikte dhe arti nuk mund të shërbejë si një predikues. Ky lloj i humanizmit nuk është i përqendruar në një ideal artistik, thjesht për ta ndjekur atë, por është një festë e ekzistencës së qenies njerëzore, kjo lidhet me manifestimin e njerëzimit si qenie që mund të dominojë rrethinat e veta.

Përmes këtij humanizmi manifestohet aftësia e njerëzimit për të marrë pjesë në zgjidhjen e çështjeve botërore. Në këtë pikëpamje akti artistik është njëkohësisht një akt rezistence që çliron bujarinë e njeriut”, tha drejtorja e Bienales se Venecias 2017, Christine Mace.
 
Christine Macel
  Christine Macel, foto nga Irene Fanizza

Redaksia Online
Al.N/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar