Arti në zi! Shuhen dy aktorët e njohur të humorit në Fier dhe Shkodër

Ditë zie për artin shqiptar. Sot ndërruan jetë dy aktorë të njohur të humorit, Fuat Boçi dhe Anton Krosaj. Aktori i mirënjohur fierak Fuat Boçi u shua në moshën 89-vjeçare. Aktori i qindra roleve ka vdekur në shtëpinë e tij në qytetin e Fierit dhe përcillet për në banesën e fundit këtë të martë në orën 12:00. Fuat Boçi lindi në vitin 1931 në Voshtinë dhe në vitin 1938 familja e tij u shpërngul në Fier. Boçi ka marrë pjesë në rreth 160 premiera duke luajtur mbi 600 role. Krahas varietese, ka luajtur shumë role edhe në pjesë për fëmije, sikurse në teatrin e kukullave të qytetit. Fuat Boçi mban titullin “Qytetar Nderi i Fierit” dhe “Artist i merituar”. Ndërkohë që po sot u shua në moshën 54-vjeçare humoristi i njohur shkodran Anton Krosaj.  Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.  Anton Krosaj ishte pjesë e estradës së teatrit "Migjeni", ndërsa numëron mjaft role në komedi dhe skeçe.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:12
Shuhet aktori i njohur shkodran i humorit

1595326384_.jpg

Një tjetër humbje për humorin. Ditën e sotme ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare humoristi i njohur shkodran Anton Krosaj.  Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.  Anton Krosaj ishte pjesë e estradës së teatrit "Migjeni", ndërsa numëron mjaft role në komedi dhe skeçe.

Anton Krosaj u lind më 26 Janar 1966 në Shkodër. Ai nisi si aktor me Fabrikën e Duhan-Cigareve, Shkodër. Gjatë kësaj kohe mori pjese ne shumë shfaqe dhe luajti shumë role ne shfaqet e Fabrikës Duhan-Cigare. Më pas nisi si aktor me Estradën Profesioniste Shkodër në 2003. Në vitin 1985 mbaroi Shkollën e Mesme Industriale. Ka marre pjesë në disa komedi të RTSH-së me regji të Arjan Culiqit. Disa nga to janë 'Para nga qielli', 'Piruet', 'Pesha e gruas sime', 'Pavioni zero', 'Personazhe ne kurth', etj.

Me estradën profesioniste ka luajtur ne komeditë:
O vajzën o komunën
Vëllai nga babai
Surpriza
Big Brother Shkodra 1
Big Brother Shkodra 2
Martesë me Intenet
Zef Deda Show 3
Bujar Qamili Show 2
Lumturi në Fukarallek
Je Shkodran në qoftë se
Humor me shkolle te mesme etj
Ka vene në skenë 3 shfaqe për fëmijë;
Gëzuar 2015
Gëzuar 2016
Pranverë për fëmijë

Ora 11:34
Vdekja e aktorit Fierak, Meta shpreh ngushëllimet: Ishte shumë i dashur për publikun, do mbahet mend gjithmonë

Meta thotë se me hidhërim ka mësuar sot lajmin për ndarje nga jeta të aktorit të humorit Fierak Fuat Boci. Presidenti shprehet se pavarësisht ikjes ai do të mbahet mend përherë për shkak të trashëgimisë që ka lënë.

"Me hidhërim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të aktorit të spikatur të humorit shqiptar, njërit prej artistëve më të dashur të Fierit, Fuat Boci, i cili do të mbahet mend përherë për rolet gazmore, skeçet dhe paroditë, nëpërmjet të cilave stigmatizoi me mençuri e talent të rrallë plagët sociale të shoqërisë shqiptare.
Me mbi 600 role në skenë, Fuat Boci u bë proverbial dhe shumë i dashur për publikun veçanërisht me monologun tek skeçi “Doni më për Belulin?”, si dhe falë intepretimeve mjeshtërore për të cilat meritoi respektin dhe duartrokitjet e shumë gjeneratave.
Duke ndarë dhimbjen e thellë për humbjen e këtij artisti të madh, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe të gjithë komunitetit të artistëve shqiptarë, veçanërisht qytetarëve të Fierit e të mbarë trevës së Myzeqesë që aq shumë e donte!"
-shkruan Meta.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 21 dhjetori: 22/07/2020 13:38

    u prehsh ne paqe o belul gjeraqina...

    Përgjigju
  • Milam: 22/07/2020 00:38

    Ishte transferuar thote gazeta, ishte genocid boci esht3 nga çameria

    Përgjigju
  • Martin: 21/07/2020 17:37

    Ngushellime familjeve

    Përgjigju
  • vjosa: 21/07/2020 16:50

    FUATI KA qene aktor i madh,,ngushellime familjes,,,humbje e madhe ,,aktor i madh ,,qe veshtire ti vije fierit...

    Përgjigju
  • A...Zh: 21/07/2020 13:12

    U prehshin ne paqe! Ngushellime familjeve!

    Përgjigju
  • Tirona: 21/07/2020 11:14

    Opo frrukull ..i madh fare ngushellime.!

    Përgjigju
  • Qytetari: 21/07/2020 10:02

    Nje tjeter ikone arti dhe qytetaria u shua. Prehu ne paqe Fuat Boçi, zoti te meshirrofte. Faleminderit per cdo te qeshur qe na dhurove!

    Përgjigju
  • anna: 21/07/2020 08:49

    U prefsh ne paqe o njeri qe bere gjera te mira ne jete me povizitetin tend qe le gjurme me humorin tend.Mbi te gjitha 'DONI ME PER BELULIN"

    Përgjigju
  • eri: 21/07/2020 08:14

    U prehsh ne paqe o Njeri i mire, o Cami qe na ke dhene emocione pozitive me humorin tende. I paharruar qofsh, ngushellime familjeve!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive