Qytetarët sauditë, pa
viza në Shqipëri

Qytetarët saudit nuk do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Shqipëri, ndërkohë që vendi ku shumica e maxhorancës është myslimane ka një strategji në rritje bashkëpunimi me Arabinë Saudite.

Eleminimi definitiv i vizave ndjek një projekt pilot që është nisur që në shtator të vitit 2011 dhe ka të bëjë me qytetarët e Emiranteve të Bashkuara Arabe, Katarit dhe Kuvajtit, që do të kenë mundësinë të hyjnë e të qëndrojnë në Shqipëri për një periudhë 30 ditore. Projekti nuk do të përfundojë këtu dhe do të vazhdojë.

Raportet tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Arabisë Saudite në vitet e fundit janë zhvilluar në mënyrë të shpejtë edhe për shkak të kompanive saudite të mëdha që operojnë në fushën infrastrukturore sikurse është edhe projekti i ri i parlamentit shqiptar me vlerë afërsisht 160 milionë dollarë.

Banka Islamike e Zhvillimit ka financuar rreth 373 milionë dollarë për realizimin e autostradës Tiranë – Elbasan, një projekt që mbështetet edhe nga Fondi i Zhvillimit Saudit dhe të tjera institucione.

(gm/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Besa i sfidon në Shkodër, Brdaric: I vlerësojmë maksimalisht, mund të kemi rotacion

Besa i sfidon në Shkodër, Brdaric: I vlerësojmë maksimalisht, mund të kemi rotacion