Qytetarët janë mbledhur për të 20-tën ditë radhazi në protestë kundër qeverisë. Ata janë mbledhur fillimisht në sheshin ‘Skënderbej’ ndërsa kanë vijuar me marshimin drejt kryeministrisë. Ashtu si dhe në ditët e tjera, qytetarët mbajnë në duar pankarta kundër qeverisë aktuale dhe partive politike. Thirrjet që dominojnë janë ato të çdo dite 'Rama në burg, Berisha në burg', 'Rama jepe dorëheqjen'.
Një prej qytetareve që mori fjalën në podium, akuzoi vajzën e kryetarit të PD, Argita Berisha se kanë qenë edhe tokat e familjes së saj.
“Vij nga Italia, nga Emiglia Romanja, nga Piacenca. Kam bërë 35 vite gjyqe me pronat e mia. Nuk i mora dot, sepse Argita Berisha dhe familja Berisha kanë marrë Divjakën. Ne nuk kompensohemi. Kanë 63 hektarë”, tha ndër të tjera ajo.
Pas përfundimit të mbajtjes së fjalimeve përpara kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin nëpër rrugët e Tiranës. Fillimisht ata kanë ndaluar te Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Nw ballw tw marshimit qwndron gazetari i televizionit tw familjes Berisha, 'Syri Tv' Visuar Dalipi. Ai është proceduar më herët penalisht, si një nga organizatorët që çuan protestuesit të bllokonin autostradën Durrës-Tiranë dhe rrugën e Rinasit. Po ashtu, gjatë një proteste ai tentoi t’u hiqte mikrofonin të pranishmëve, për t’u ndalur qytetarëve fjalën gjatë protestës.
Në tre protestat e fundit, Policia ka proceduar penalisht dhjetëra protestues pasi kanë bllokuar akset rrugore, kanë prishur rendin e kanë shkeluar fashën orare e perimetrin e njoftuar për zhvillimin e tubimit.
Lajmi në përditësim...
Sali Berisha dhe i biri i tij Shkëlzeni, duket se po përdorin çdo metodë, duke ‘infiltruar’ njerëz pranë tyre, për të ‘shtënë në dorë’ protestën që po zhvillohet prej 20 ditësh në Tiranë, kundër investimit në Zvërnec.
Gazetari i televizinit të familjes së Sali Berishës, Visuar Dalipi, i cili njihet edhe si ‘Banka e Fundit’, nga faqja që ai menaxhon në rrjetet sociale, është vënë sërish në krye të marshimit të qytetarëve gjatë protestës që po zhvillohet mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe po dikton itinerarin e tyre.
Gazetari në televizionin pranë familjes Berisha, është proceduar më herët penalisht, si një nga organizatorët që çuan protestuesit të bllokonin autostradën Durrës-Tiranë dhe rrugën e Rinasit.
Po ashtu, gjatë një proteste ai tentoi t’u hiqte mikrofonin të pranishmëve, për t’u ndalur qytetarëve fjalën gjatë protestës.

Një protestuese që mori fjalën në podium, tha se kishte ardhur nga Franca për t’iu bashkuar protestës. ajo shprehu pakënaqësitë e saj ndaj qeverisë aktuale dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa fjalën e përmbylli duke thënë se vendi i Shqipërisë është në Bashkimin Evropian.
“O Shqipëri, tu mbush shtëpia plot, tu kthyen fëmijët. Erdha sot nga Franca, kam 20 vite që e ëndërroj këtë moment. Ju kam ndjekur që nga zgjimi dhe deri kur shkoja në shtat e kur mbyllja sytë dëgjoja vetëm ‘Ramaa jepe dorëheqjenn’. Tu mbush shtëpia plot, jo vetëm nga ne që erdhën, se jeni ju që keni qëndruar këtu 35 vite. sot ju përulem për të gjitha hallet, për të gjitha vështirësitë, për të gjitha momentet që keni menduar se i keni përkulur kurrizin e keni hëngër 1 nga 1 të gjitha paktet që e krimit që ai ka firmosur. Sot po tregoheni se ndoshta i keni ngrënë, por nuk i keni gëlltitur kurrë. Ja ku jemi sot të gjithë bashkë t’ia vjellim në fytyrë të gjitha ato që na ka bërë të hamë. Revolucion. Dua t’i them kryetrarëve të popujve të BE, populli që meriton të futet në Evropë është ky. Ne jemi Evropa, kemi nevojë për ju po aq sa keni ju nevojë për ne. Jemi popull demokrat. Faleminderit që na kthyet në Shqipëri”, tha një protestuese.
Aktivistja Luçiana Kokaj, gjatë fjalës së saj në protestë, ka paralajmëruar se shumë shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të Eurpës, janë duke ardhur në vendin tonë, për t’ju bashkuar protestave që po zhvillohen në Tiranë.
“Përshëndetje të gjithëve. Vazhdoni të jeni më të mirët. Ne jemi këtu dhe do jemi derisa të shporrim këtë qeveri. Kryeministri tha ‘nëse do iki unë, kush do ju çoj juve në BE?’. Unë do t’i thoja se ka me mijëra që mund të na çojnë para teje në BE. Që nga ky shesh e kemi ngritur zërin në PE dhe do vazhdojmë ta bëjmë çdo ditë. Ata që na përfaqësojnë denjësisht në BE, janë mes nesh. Disa na janë bashkuar dhe disa janë rrugës”, tha Kokaj.
Një qytetar nga Bulqiza i ka vënë ‘ultimatum’ kryeministrit Edi Rama nga protesta që të dorëhiqet, në të kundërt ka paralajmëruar se do ta tërheqin zvarrë.
“Kjo rini e bukur or torollak kryeministër, ti kujton se këtë rini e mposht? Por jo or torollak. Sepse këta e kanë prejardhjen prej Isa Boletinit, prej Ismail Qemalit, prej Avni Rustemit. Ju bëj thirrje kësaj rinie të bukur dhe këtyre vajzave që janë si Shote Galica të mos e ndalojnë këtë kauzë, por t’i japin një ultimatum këtij qerratai se ky ka lajthit. Përndryshe do ta tërheqim zvarrë”, tha një qytetar nga Bulqiza në protestë.

Pankartat vijojnë që të marrin tjetër vëmendje në protestat që po zhvillohen në Tiranë. Qytetarët janë treguar mjaft kreativë duke gjetur një mënyrë sa ironike aq dhe humoristike për të shpalosur pakënaqësitë ndaj qeverisë apo eksponentëve që dominojnë skenën politike në Shqipëri.
Një qytetare gjatë fjalës së saj në protestën para Kryeministrisë, ka akuzuar drejtpërdrejtë familjen e ish-kryeministrit Sali Berisha për rrëmbimin e pronave në Divjakë, ku ajo pretendon se kanë qenë edhe tokat e familjes së saj.
Ajo tha gjithashtu se kishte të vëllanë ish-të përndjekur politik nga regjimi komunist, teksa shtoi se të persekutuarit nuk kanë përfituar asgjë gjatë viteve të demokracisë.
“Vij nga Italia, nga Emiglia Romanja, nga Piacenca. Kam bërë 35 vite gjyqe me pronat e mia. Nuk i mora dot, sepse Argita Berisha dhe familja Berisha kanë marrë Divjakën. Ne nuk kompensohemi. Kanë 63 hektarë. Po rinia mbrapa ku do jetojë? Vëllai im ka bërë 10 vite burg si armik populli. Kur vjen fundi, ne të persekutuarit nuk përfituam asgjë. Rroftë populli i mrekullueshëm”, tha një protestuese.
Një nga protestuesit që mori fjalën në protestën e zhvilluar këtë të premte para Kryeministrisë, kundër projektit të resortit në Zvërnec dhe kundër qeverisë, deklaroi se presioni i qytetarëve ka detyruar autoritetet të tërhiqen në Kakome.
“Pardje kemi bërë një thirrje për të shkuar të dielën në Kakome, sepse ata kanë vënë gardhe dhe qytetarët na kanë kërkuar ndihmë. Pushtetarët na dëgjuan dhe shkuan e hoqën gardhin që do ta rrëzonim ne me duar; e rrëzuan sot me eskavator. E kanë nga frika”, u shpreh protestuesi.
Më tej, ai akuzoi qeverinë se po vepron nën presionin e reagimit qytetar, duke shtuar se protestuesit do të vijojnë kundërshtimin e tyre deri në largimin e qeverisë.
“Ata çuan eskavatorët, por ne do t’i fitojmë një nga një të gjitha betejat derisa të shporrim qeverinë dhe kryeministrin. Dorëheqje!”, deklaroi ai para protestuesve të mbledhur përpara Kryeministrisë.
Protestuesit kanë sjellë në protestë një betoniere, simbolikë e pastrimit të parave në ndërtim. Kjo vjen pas disa goditjeve të SPAK kundrejt disa biznesmenëve shqiptarë të dyshuar si të përfshirë në grupe kriminale e që nëpërmjet investimeve në fushën e ndërtimit, pastronin paratë e trafikut të drogës.
Komente










Po nuk e njihni kete person antari I PD patronazhist I pd
Përgjigju